“Dule provokon urrejtje për çamët”
30/03/2012 Kryetari i PDIU-së reagon për qëndrimet e kryetarit të PBDNJ-së
Historia, Idrizi: Të marrë më parë leksione përpara se të flasë
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar ndaj qëndrimeve të kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule ndaj Çamërisë, duke e quajtur këtë të fundit provokator dhe zëdhënës të qarqeve të errëta të Greqisë. Kryetar i saj, Shpëtim Idrizi, përmes një konference për mediet tha se sjellja e Dules është sjellje paniku nga mbështetja që PDIU-ja ka te qytetarët shqiptarë krahasuar me atë vetë, të cilin nuk e do as minoriteti grek. “Ky njeri është provokator përsëritës, që synon të ngjallë zemërim, urrejtje, fërkime midis pjesëve të ndryshme të popullsisë shqiptare. Çdo dalje e tij në ekran, si shpalosës i tezave të egra, fyese për popullin shqiptar të Çamërisë dhe shqiptarët në përgjithësi, irriton. Ky njeri nuk përfaqëson interesat e minoritetit grek, sepse përndryshe ai minoritet do ta votonte masivisht. Përkundrazi, me gjithë manovrat, shitjet e vizave me konsuj xhambazë, me shkatërrues varresh, ky njeri e ka tretur gjithnjë e më shumë partinë që i urti Vasil Melo themeloi dikur”, - tha kreu i PDIU-së. Idrizi e krahason Dulen me dy personazhe të viteve ’80. “Ai më ngjan si ngacmues pa shkak me dy personazhe groteske të viteve ’80 në Tirane: si Shaban Qosja dhe Gëzim Kulufi. Dulja, që sheh nga Athina e i duket vetja evropian, le të pyesë qytetarët e vjetër të Tiranës se cilët janë ata, që gjithsesi mbeten më të mirë se vetë Dulja”, - deklaroi numri një i çamëve. I habitur nga tezat që Dule shpalos në lidhje me Çamërinë me refuzimin në kufi të çamëve, Idrizi tha se nuk i ka dëgjuar prej ndonjë autoriteti zyrtar grek. Në këtë kontekst, ai risjellë në vëmendje elemente të historisë. “Zoti Dule do të ishte mirë të merrte disa leksione historie përpara se të fliste për të. Nëse do ta bënte, do të dinte mjaft mirë se termi ‘Thesproti’ është ringjallur në Greqi as më shpejt e as më vonë sesa në vitin 1937. Ndërkaq termi ‘Çamëri’, që vjen nga lashtësia, nëpërmjet lumit legjendar Thiamis, ka qenë i përdorur zyrtarisht edhe nga vetë Greqia deri në atë vit. Dhe këtë nuk e themi vetëm ne, e thonë edhe shkencëtarët grekë, përfshirë ministrin aktual të Arsimit në Greqi, gjuhëtarin Jorgos Babinjotis, në fjalorët e tij”, - vijoi Idrizi. Gjatë konferencës për shtyp ai tha se emrat e krahinave, emrat gjeografikë nuk lidhen me sistemet politike, ata janë të përjetshëm. “Vetëm Greqia dhe shtetet që bëjnë gjenocid kulturor i ndërrojnë emrat e toponimeve. Emri ‘Çamëri’ është lidhur me një popullsi që i ka dhënë Greqisë bujarisht momente të ndritura të identitetit të vet, këngët, vallet, historinë, që mbartin ato troje mbi tokë dhe nëntokë. Në pikëpamje të toponomastikës Çamëria është një toponim që ekziston dhe në greqisht, dhe ka studiues grekë që e shpjegojnë origjinën me toponime të tjera të lumenjve, të viseve të bukura të asaj krahine”, - sqaroi numri një i PDIU-së. Duke iu kthyer gjendjes në të cilën ndodhet sot Çamëria, Idrizi fajësoi “shefat” e Dules. “Çamëria është një plagë që kullon gjak akoma, si pasojë e veprimeve gjenocidale të paraardhësve të atyre që kanë sot për zëdhënës Vangjel Dulen. Janë mijëra vjet histori, janë 9500 km2 tokë shqiptare të aneksuar nga Greqia më 1913, janë 300 mijë shqiptarë të Çamërisë, janë varret, shtëpitë e grabitura, që kërkojnë drejtësi dhe s’mund t’i zhbëjnë as qarqet shoviniste greke e as Kulufi liliput Dule”, - përfundoi Idrizi.
Merita
“I gjendur pa shumë hapësirë manovruese politike, me një numër votash gjithmonë në tkurrje, u shfaq provokatori përsëritës Dule. Ky njeri është në panik nga mbështetja elektorale që mori kudo PDIU-ja, partia jonë, që përfaqëson popullin e Çamërisë dhe ka ditur ta shndërrojë çështjen çame në çështje të shqiptarëve.”
Përfaqësimi
“Ky njeri i fryn ndarjes mes minoritetit grek dhe popullsisë tjetër shqiptare, ndryshe do ta respektonin, njëlloj si ne respektojmë miqtë tanë të minoritetit grek në marrëdhënie jetësore, të çfarëdo lloj natyre. Si pasojë, ai nuk përfaqëson askënd në Shqipëri veç interesave të qarqeve të errëta të vendit fqinj.”
Nacionalizmi
“Greqia është shteti i fundit që mund t’i japë leksione dikujt për pseudonacionalizmin. Nacionalizmi i saj i ngritur mbi monumente të rrejshëm grabitur nga historia e të tjerëve, u rrënua në mënyrë tragjikomike, ndaj ne i shohim bartësit e asaj filozofie, zëdhënësit e saj si Dule, me përbuzje dhe keqardhje.”
Deklarata e Athinës, Tahiri: Respektoni çamët
Marrëdhëniet mes çamëve dhe Greqisë zyrtare janë acaruar së tepërmi pas deklaratës që zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme i vendit fqinj, Gregori Delavekouras, bëri në fillim të muajit mars, sipas të cilat qeveria greke e sheh si cenim të marrëdhënieve me Shqipërisë pjesëmarrjen në qeveri të dy zv.ministrave të partisë çame. Pas kësaj deklarate reagoi menjëherë deputeti çam i parlamentit shqiptar Dashamir Tahiri. Ai tha se PDIU-ja nuk është parti ultranacionaliste, por mbështet kauzën e drejtë të çamëve. Ai i ka bërë thirrje qeverisë greke që respekti i saj për shqiptarët të jetë reciprok. “PDIU-ja është më shumë se pala greke e interesuar për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, sepse kështu ne e shohim veten më pranë njëri-tjetrit, më pranë së drejtës sonë, më pranë pronave dhe shtëpive tona, të cilat Greqia forcërisht dhe pa asnjë të drejtë po na i mohon akoma dhe sot”, - deklaroi deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri.