Reforma zgjedhore, Mediu: Mungon transparenca PD-PS
Kreu republikan Fatmir Mediu, ka folur me tone të ashpra sa i përket punës me reformën zgjedhore. Gjatë një takimi me të rinjtë republikanë, zoti Mediu tha se puna e komisionit po bëhet në mungesë të plotë transparence, ndërsa po merren vendime bilaterale.
Po ashtu kreu republikan ka dhënë edhe nje mesazh për të rinjtë, sa i përket rëndësisë së familjeve të shëndosha dha natyrale.
“Ne do të bënim një gabim të pafalshëm që vlerave të kësaj familje për arsye politike ti mbivendosnim vlera të tilla që edhe në Bashkimin Europian vazhdojnë të kenë debate të shumta”.
Zoti Mediu e ka cilësuar cështjen e pronës një problem të pazgjidhur, me të cilin ka abuzuar shteti në 20 vjet demokraci.