E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, i vuri në dispozicion policisë mesazhet dhe numrin e telefonit nga ku u dërguan ato

11-07-2013 / Gazeta 55

Prokuroria nis hetimet për kërcënimet ndaj Njazi Kosovrastit

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për zbulimin e autoriteteve mesazheve kërcënuese që mbërritën në telefonin e përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Njazi Kosovrastit, menjëherë sapo ai denoncoi falsifikimin e procesverbaleve të 10 qendrave të votimit në qarkun e Lezhës. Kosovrasti i vuri në dispozicion policisë mesazhet dhe numrin e telefonit nga ku u dërguan ato. Menjëherë pas dëshmisë, policia dhe prokuroria e Tiranës i janë drejtuar operatorit të telefonisë celulare që ka në sistemin e numrin nga u nisen mesazhet, për të siguruar të dhëna mbi personin që e ka atë në përdorim dhe për vendndodhjen e tij në momentin e dërgimit të tyre.  Sistemi i kompanive celulare disponon të gjitha të dhënat e mbajtësit të numrit të telefonit, ndërsa përmes antenave të tyre, mund të lokalizohet me përafërsi vendi nga ku janë nisur mesazhet.  Për veprën e kërcënimit për shkak të detyrës, kodi penal parashikon dënimi me gjobë deri në 2 vjet burg.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›