E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Çdo reformë për të çuar përpara integrimin

Chountis, ndodhet në Shqipëri në kuadër të përgatitjes së raportit të Parlamentit Evropian për sa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë.

 anëtar i delegacionit të  Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, i cili ndodhet ne vendin tonë në kuadër të përgatitjeve të raportit për Parlamentin Evropian, për sa i përket progresit të shënuar dhe hapave të mëtejshëm në procesin e integrimit  evropian të Shqipërisë.

Gjatë bisedës, Berisha, tha anëtarësimi i Shqipërisë në BE është dhe mbetet përparësi themelore për qeverinë shqiptare, si e ardhmja më e mirë për jetën dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë, të cilët e konsiderojnë këtë proces, si projektin më madhor kombëtar, i mbështetur nga pothuajse i gjithë opinioni publik dhe spektri politik.

Më tej, Kryeministri, pasi i ripohoi Eurodeputetit Chountis se për qeverinë shqiptare ky proces është dhe mbetet një proces i bazuar tërësisht në performancë dhe meritë, e njohu  atë me progresin e arritur nga Shqipëri, në shumë fusha si; reformat ekonomike, thjeshtësimi i procedurave administrative, lufta kundër korrupsionit, reforma në arsim, në shëndetësi, dixhitalizimi i shumë shërbimeve, etj.

Gjithashtu, Berisha e njohu z. Chountis me zhvillimet e fundit politike në vend,  ku u vlerësua realizimi me konsensus i reformës zgjedhore, por edhe i një sërë ligjeve të tjera, të cilat kërkonin votim të cilësuar në parlament. Në këtë kontekst, në takim u theksua rëndësia dhe domosdoshmëria e miratimit edhe të akteve të tjera legjislative që kërkojnë shumicë të cilësuar parlamentare, siç është ai i heqjes së imunitetit dhe çdo ligji tjetër që ka lidhje me ecjen përpara në procesin e anëtarësimit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.

Eurodeputeti Chountis i rikonfirmoi Kryeministrit Berisha mbështetjen e plotë të Parlamentit Evropian në të gjitha përpjekjet që Shqipëria dhe qeveria shqiptare po bëjnë për realizimin e reformave të thella e të gjithanshme,  në mënyrë që Shqipëria të marrë sa më shpejtë statusin e vendit kandidat dhe të vijojë me hapat e mëtejshëm drejt integrimit evropian. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha i ripohoi z. Chountis angazhimin e tij dhe të qeverisë shqiptare për të marrë çdo masë, çdo reformë, për të miratuar të gjitha aktet e nevojshme, që ky projekt madhor i shqiptarëve të shndërrohet sa më parë në realitet. /Start/

                                                                                             2012-09-07 15:12
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›