E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezoluta për prefiksin, PDIU: Të merret në shqyrtim nga dy qeveritë

Partia për Drejtësi Integrim Unitet ka përshëndetur sot rezolutën e Kuvendit të Kosovës për adoptimin e prefiksit telefonik të Shqipërisë.
 

Në një deklaratë për shtyp, PDIU-ja thekson se kjo nismë jo vetëm që do ti kursejë qytetarëve të Kosovës qindra milionë euro por shërben si një hap i rëndësishëm drejt unitetit kombëtar dhe përputhet me qëllimet dhe programin e kësaj partie.
 

“Ne bëjmë thirrje që kjo rezolutë të merret sa më shpejtë në shqyrtim ngë qeveria e Kosovës por edhe ajo e Shqipërisë si dhe të ndërmerren pa humbur kohë hapat e nevojshëm për ta mundësuar unifikimin e prefikseve ndërkombëtar telefonik” thekson PDIU-ja duke theksuar se do të ishte një simbolike dhe vlere të veçantë që marrëveshja e unifikimit të prefiksit të konkludohej brenda këtij viti jubilar.
 

PDIU-ja thekson se do të përdorë ndikimin e saj dhe do të përkrahë çdo përpjekje që mundëson integrimin mbarë-kombëtar dhe vë në vend padrejtësinë kombëtare që i është bërë kombit tonë në 1913.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›