E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plehrat mbulojne plehrat

Nga era qe po fryn ketu ne Itali druaj se plehrat e Napolit do te mberrijne edhe ne Shqiperi. Ndersa shikoj qytetin e bukur te Napolit zhytur ne plehrat e veta pyes veten si eshte e mundur qe nje qytet si Napoli ku 200 vjet me pare sanksionon me ligj diferencimin e plehrave sot ka degraduar nen plehrat e veta


Kur Saviano me shpjegon se plehrat nen te cilat po vuan Napoli nuk jane vetem te napolitaneve por edhe te Italise se veriut Lombardia Piemonte Toskana etj. nje tjeter pyetje me vjen kesaj here rreqethese - tani qe Napoli nuk mban me ku do ti hedhin valle plehrat qe prodhojne zoterinjte italiane


Zoti na ruajt nga kjo mynxyre qe na kercenon Para nje realiteti kaq te ndotur e te dyshimte ndonese e bere me zemer kjo lutje nuk me ngushellon.


Kur Italia nje vend europian i pari ne bote per nga pasuria kulturore e artistike dhe i shtati si potence ekonomike tashme i vetedijshem per diferencimin e plehrave nga veriu ne jug nga me i vogli deri tek me i madhi nga me i varferi deri tek me fisniku vec letrat vec organiket vec xhamat e vec veshmbathjet nuk arrijne ti perballojne ne territorin e vet e as duke i eksportuar ne vendet e tjera si mund tia dale vendi im i vockel qe jo vetem nuk e di ceshte diferencimi i plehrave por shpesh perton te zbrese shkallet dhe i hedh nga dritarja e katit te peste madje edhe pa qese


Kur degjoj se plehrat jane nje biznes i madh per Kamorren 20 miliard euro ne vit me vjen nje pyetje malinje - a thua kamorristet tane nuk e kane importuar akoma kete eksperience plehrash ne Shqiperi


Kur degjoj qe ne kete afar te madh italian jane ulur ne tavoline politikane mafioz administratore kamorriste e ndragetiste se bashku per te rene ne ujdi nje tjeter pyetje me sembon - a thua shtetaret e vendit tim te paster nuk e kane bere ne kembe nje bisede te tille plehrash me leverdi


Nuk do te cuditesha qe marrezia shqiptare kete afarizem plehrash ta justifikonte me kodin e shenjte te bujarise miku i mire ne dite te ngushte e te veshtire bujrem e mire se vjen o mik edhe me plehra. Ndonese nga nje vend jo me fame per mikpritje Kryeministri i meparshem shqiptar ua hapi deren plehrave te gjitoneve. Zoti na ruajt nga Kryeministri aktual xhymert


Deren e ka hapur ne Vlore eshte prere shiriti i termo-tymit e pritet te vihet atomi i pare i nuklearit. E pse jo edhe ca tonelata plehrash kanceroze per fryme Te kuptohemi jo se qeveria jone i do plehrat por sepse mendojne se plehrat mbulohen me plehra. Ne fakt plehrat nuk pastrohen me plehra por me plehra plehrat pasurohen.


Zoti me ndjefte per dyshimet e pabaza qe me lindin por me cka kam lene ne vendthin tim e me cka kam gjetur ketu me ben te besoj pak ne qeverite e ketushme dhe te atjeshme. Zoterinj qeveritare te vendit tim me ndjeni per dyshimet e pyetjet malinje qe me vine por me ato cka keni bere e vazhdoni te beni nen driten e diellit e me cka luhet nen plehrat e Napolit edhe pse sforcohem nuk arrij tiu besoj as nga larg. Nuk e di si ia bejne ata qe keni nen hyqem Allahu i ftillofte


Ju kerkoj ndjese zoterinjve kamorriste ndragetiste e mafioze nese ka te tille ne Shqiperi. si keto te races qe kultivohen ketu jam i bindur qe nuk ka atje por kopje bastarde ka dhe pa hesap madje edhe ne sferat e larta te shtetit shqiptar.


Edhe ju Zoterinj te larte te qeverise ju kerkoj ndjese mos e merrni si paragjykim piskamen time por thjesht si paralajmerim.


Ajo qe me shtyne te jap alarmin nuk jane faktet e atjeshme por epidemia e plehrave te ketushem. Le te jete ky alarm si nje paralajmerim per tu vaksinuar nga kjo epidemi e zeze qe nuk eshte thjeshte higjienike por edhe morale e mbi te gjitha politike.


Thone se Nastradini sa here qe shpinte te birin per te mbushur uje te burimi para se ti jepte shtamben e dheut i terhiqte veshin dhe i jepte nje flakaresh hap syte mos e thyesh - e porosite ai te birin.


Ndryshe nga Nastradini i nenshkruari nuk ka hallin e shtambes pasi e ka qare me kohe e me vakt por bertet nga ankthi mos pjella e prape i ndot edhe burimin.
Bashkatdhetare te dashur ne shqiptaret ndonese mburremi se jemi te penes e te pushkes madje edhe te shpates per te permiresuar jeten e per te zbukuruar vendin tone kemi bere pak ose asgje ne krahasim me ckane bere njerezit e qyteterimet e tjera.


Me kete nuk dua tu hedh fajin baballareve e as stergjysherve tane per cka nuk kane bere e per cfare nuk na kane lene por eshte e pafalshme per ne te mos dime te ruajme cka Zoti na ka fale - bjeshke e male fusha e lumenj e dy dete ne mes te Dheut. Ma mire me dite o me mire me pas Nena ime thote ma mire me dite se edhe me pas nje i paditun e con dam.

Autori eshte regjisor dhe jeton ne Firence Itali

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›