Makinat hyjne ne fuqi gjobat e reja
TIRAN- Gjobat e larta cilesohen si nje mase e efektshme per shmangien e aksidenteve rrugore. Kjo praktike pritet te aplikohet edhe ne rruget shqiptare. Pavaresisht nese shkelja e kryer eshte e njejte gjoba qe do te merret kete vit eshte me e larte se ajo e nje viti me pare.
Nje urdher i perbashket i ministrit te Transporteve Sokol Olldashi atij te Financave Ridvan Bode dhe ministrit te Brendshem Lulzim Basha ka bere qe gjobat te rriten mesatarisht me rreth 2.79 per qind. Masa e rritjes lidhet me normen mesatare te inflacionit pergjate dy viteve te kaluara atij 2008 dhe vitit 2009. Urdhri ka hyre ne fuqi qe prej dates 1 janar dhe tashme ka filluar zbatimin ne terren.
Referuar ndryshimeve nese deri me tani gjoba per mosvendosje te rripit te sigurimit nje mase ndeshkuese qe aplikohet shpesh nga efektivet e policise varionte nga 250 deri ne 1 000 leke tashme fillon nga 260 leke ndersa vlera maksimale eshte 1 030 leke. Per sa i perket parkimit te gabuar e cila gjithashtu eshte nje nder masat qe ndermerret jo ne pak raste deri me tani gjoba ka variuar nga 1 000 leke deri ne 4 000 leke ndersa nga data 1 janar ajo fillon me 1 030 leke deri ne 4 100 leke.
Edhe ne rastet kur kemi te bejme me tejkalim te normave te lejuara te shpejtesise niveli i gjobave ka pesuar nje rritje mesatarisht 2.79 per qind e cila pasqyrohet ne shuma te ndryshme ne varesi te vleres te gjobes.
Sipas Kodit Rrugor tejkalimi i kufirit te shpejtesise me jo me shume se 10 kilometra per ore ndeshkohej me 500 deri ne 2 000 leke por tashme gjoba per kete shkelje fillon nga 510 deri ne 2 060 leke. Ne rastet kur kemi nje tejkalim te kufirit te lejuar te shpejtesise me 20 kilometra per ore gjoba fillon nga 2 570 leke deri ne 1 0280 leke.
Ne lidhje me kete shkelje Kodi Rrugor parashikon nje mase shoqeruese ndeshkimi me pezullimin e lejes se drejtimit nga nje deri ne tre muaj. Ne rastet kur drejtuesi i automjetit ka nje patente te cilen e zoteron prej me pak se tre vjetesh pezullimi i saj behet per tre deri ne gjashte muaj.
Kur kemi te bejme me parkim ne nje zone ku ndalohet qendrimi gjoba e re e cila ka filluar te aplikohet tashme varion nga 2 570 deri ne 10 300 leke. Ne keto raste rendom perdoret marrja e automjetit me karrotrec ku krahas gjobes duhet paguar kostoja e transportit ajo e parkingut si dhe shpenzime te tjera deri ne marrjen e automjetit nga pika e bllokimit. Kur dikush kapet duke drejtuar automjetin pa patente deri ne fund te vitit parashikohej nje gjobe nga 25 000 leke deri ne 100 000 leke por tashme ajo varion nga 25 700 leke deri ne 102 800 leke.