Berisha: Cdo jave parlament, qe PS te votoje 3 ligjet Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha tha dje nga qyteti i Beratit, se mazhoranca do te mbledhe cdo jave Parlamentin, ndonese vendi eshte ne prag te zgjedhjeve, me shpresen se opozita do te pranoje votimin e tre ligjeve. Ndersa theksoi se Aleanca per Punesim, Mireqenie dhe Integrim, nuk ka vetem listen e kandidateve me te shkelqyer, por edhe listen e veprave te realizuara si dhe listen e veprave qe do te realizohen. “Ne po shkojme drejt zgjedhjeve. Ju, ne nje ane keni pasqyren e atyre rezultateve qe sot i prek cdo njeri, pasqyren e nje realiteti qe nuk ekzistonte 4 vite me pare. Nje realitet, i cili mundesoi qe ju te levizni te lire, pa viza. Dhe nga ana tjeter keni bllokimin. Kam nevoje per mbeshtetjen tuaj te madhe qe te vazhdojme ndryshimin. Ne sjellim kandidatet me te shkelqyer, vec listes se emrave, kemi edhe listen e veprave qe kemi realizuar dhe ate qe do te realizojme se bashku ne projektin, Shqiperia vend i zhvilluar”, - theksoi kreu i qeverise dje ne Berat, ku ishte i pranishem ne inaugurimin e rikonstruksionit te rruges “Ura Vajgurore”, Pashalli-Bistrovice. Sipas tij, reformat e bera ne keto vite, mundesuan qe Komisioni Evropian te propozoje marrjen e statusit te vendit kandidat nga Shqiperia, me kusht votimin e tre ligjeve. Duke akuzuar kreun e opozites Edi Rama, se po mban peng integrimin me mos votimin e keto tre ligjeve, Berisha tha se Kuvendi do te mblidhet cdo jave per to. “Mbi tre ligjet e integrimit, kreu socialist, Edi Rama, vendosi interesin personal e politik. Rama me zedhenesit e tij, beri thirrje te votohen ligjet. Ne e pershendetem faktin se edhe pas 200 e ca dite bllokimi, te pakten Rama po mendonte se kreu nje gje te padenje. Por ju e pate te henen, bene ritin e zakonshem, sa erdhem tek momenti kur do te votoheshin tre ligjet, socialistet, iken e boshatisen sallen. Tani me duhet tu them se, ne megjithese jemi ne zgjedhje, per hir te tre ligjeve, do e mbledhim cdo jave parlamentin. Eshte interesi juaj. Ata te vine, te ikin, te bejne c’te duan. Syte jane ne salle, ku pret votimi i tre ligjeve”, - theksoi kreu i qeverise. Sipas tij, 23 qershori po vjen dhe vota do te ndeshkoje bllokimin. “Ju ftoj ta shnderrojme kete fushate ne betejen tone me te civilizuar. Te ecim te sigurt drejt 23 qershorit, te votojme per PD, Koalicionin per Punesim, Mireqenie dhe Integrim, si e ardhmja jone me e mire, e sigurt, e shkelqyer evropiane. Te firmosim ne 23 qershor nje fitore te shkelqyer, te merituar”, - kerkoi kreu i qeverise nga Berati.