Prifti: PS merr 2 mandate me pak ne Fier. Bilani: Fiton PD
Deputeti i Qarkut te Fierit Dritan Prifti dhe ish-deputeti i PS-se ne kete qark Nazmi Bilani, mendojne se lista e kandidateve te PS-se eshte larg pritshmerive per nje ekip fitues. Prifti shprehet se lista eshte bere vetem me njerezit e Rames dhe njerezit jane te indinjuar sepse duhet te perdoren ne kete menyre. “Lista eshte mbushur vetem me miqte e Rames dhe ka nje indinjate nga njerezit, se perse duhet drejtuesit duhet ta perdorin partine si pronen e tyre, ku mund te vendosin cfare te duan dhe kryetaret komandojne”,- shprehet Prifti. Ai ndalet dhe ne emra konkrete qe jane hequr nga lista dhe qe sipas tij do te kene impakt direkt. “Eshte hequr Arjon Muca nga lista, kryetari i PS-se se Fierit, njeriu qe mund te marri i vetem me shume vota nga te gjithe ata qe jane ne liste”,- tha Prifti. Ai shton se perjashtimet jane bere per njerezit qe nuk kane pasur marredhenie te mira me kreun e PS-se. “Eshte hequr Albert Caci, pra njerez qe nuk kane pasur marredhenie te mira me drejtuesit e partise”,- shprehet Prifti, i cili kandidon ne keto zgjedhje si i pavarur ne Qarkun e Fierit. Ndersa ish deputeti i PS-se, Nazmi Bilani shprehet se lista e Rames eshte nje provokim ndaj nje pjese te socialisteve. “Ne nje fare menyre Rama u ka bere karshillek opinionit publik dhe nje pjese te njerezve qe jane me PS ne kete qark”,- shprehet Bilani. Ish-deputeti i PS-se shton se sot partia me e madhe ne opozite perfaqeson vetem nje klan. “Ajo nuk eshte me PS, nuk perfaqeson me PS-ne, por vetem nje klan. Rama ka mbetur po ai politikani konlfiktual, po ai njeri qe s’di te beje llogarite”,- thote Bilani. Nisur nga keto prezantime te PS-se ne Qarkun e Fierit, Prifti dhe Bilani shprehen se fitorja e partise me te madhe ne opozite ne kete duket e pamundur, jo vetem ne kete qark, por ne te gjithe vendin. “Ka shanse ta fitoje Berisha serish. Me keqardhje e them, por duket se Sali Berisha do te fitoje edhe kete here. Kjo qofte nga perzgjedhja, qofte nga aleancat”,- thote Bilani. Ndersa Prifiti shton se Partia Socialiste do te marre dy mandate me pak sesa viti 2009. “Kishte 9 ne Fier do te marre 7 ose 8. Rezultati do te ndahet shume ngushte, nese nuk do te jete 70 me 70 mandate per dy kampet, mund te jete 71 me 69 per te majten. Pra nje avantazh i lehte, por jo i sigurt”,- thote Dritan Prifti.