E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndotje por jo nga zogjtë, shqiptarët hedhin përdhe lëvoret e farave (FOTO)

ndotja-levore-1Tiranë- Në fokus të denoncimit të ndotjes në vendin tonë sot po sjellim një fenomen aspak të këndshëm të sjelljes qytetare në komunitet. 

Jo pak njerëz janë të apasionuar pas ngrënies së farave, lëvoret e të cilave i hehdin kudo dhe në çdo kohë duke ndotur mjedisin e ofruar një pamje aspak të pranueshme e higjienike për të tjerët që i rrethojnë apo vizitojnë.

Në adresën elektronike të Gazetën IDEA kanë mbërritur këto imazhe që tregojnë sesi mjediset publike janë pushtuar nga lëvoret e farave që njerëzit në mënyrën më të paedukatë të mundshme i pështyjnë nga goja e tyre.

Platforma denoncuese dhe investiguese IDEA fton të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e denoncimit të ndotjes duke dërguar imazhe në adresën tonë zyrtare info@gazetaidea.com.

Ndotje por jo nga zogjtë, shqiptarët hedhin përdhe lëvoret e farave

Ndotje por jo nga zogjtë, shqiptarët hedhin përdhe lëvoret e farave ◄ Back Next ► Picture 1 of 3

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›