E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Censusi akt madhor e i rendesishem

Në mbledhjen e sotme të qverisë kryeministri Sali Berisha deklaroi se regjistrimi i popullsisë në Shqipëri përbën një akt madhor është një proces periodik, por shumë i rëndësishëm për të njohur të vërtetat më thelbësorë të individit, shoqërisë dhe kombit.

"Shtyrja e censusit në vjeshtë u bë për shkak të zgjedhjeve lokale, për shkak se pushteti vendos ka një rol të rëndësishëm në këtë proces", tha Berisha.

Shefi i qeverisë theksoi se kombi ynë nuk ka vuajtur dhe nuk do të vuajë kurrë për identitetin e tij, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë problem nëse shtetasit deklarojnë përkatësinë e tyre etnike dhe besimin fetare.

Berisha i bëri thirrje medias që ta shndërrojë regjistrimin në një proces të qytetëruar, që të dëshmojë Shqipërinë si vend me një ngritje të përndërprerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›