Berisha: Censusi faktoi rritjen e biznesve në Shqipëri
Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se censusi faktoi rritjen e biznesve në Shqipëri. Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha ka deklaruar se të dhënat e Cenusit të fundit faktojnë se në vitet 2005-2009 morën jetë biznese sa në 15 vite të marra së bashku dhe kjo në sajë të modelit të suksesshëm ekonomik.
“Censusi i fundit fakton se në vitet 2005-2009 morën jetë biznese sa në 15 vite të marra së bashku. Kemi të bëjmë me një lëvizje kuantike, ose kërcim kuantik në katër vite dhe këto të dhëna i referohen vitet 2005-2009 se po të shtojmë vitet e këtij mandati natyrisht janë edhe më të rëndësishme të dhënat. Pra modeli ynë ekonomik i bazuar në taksat e ulta në qeverinë e vogël, klimën miqësore ndaj biznesit dhe luftës pa kompmomis ndaj korrupsionit, bëri që bizneset që janë krijesat më sensitive të kenë një klimë dhe terren disa herë më të favorshëm se më parë. Nuk ekziston as edhe një vend i vetëm që në hark kohor 4 vjeçar të ketë themeluar biznese të suksesshme, është fjala për bizneset aktive më shumë se 15 vite të marra sëbashku” ka shtuar Berisha.
Më tej kryeministri Berisha ka theksuar se modeli ekonomik ka bërë që Shqipëria në 4 vjet të ridimensionojë disa herë potencialin e saj të biznesit. “Është ky model dhe zhvillim që shpjegon që se si ka mundësi që në këtë qeverisje janë mbledhur në arkën e publikut taksa 7.2 miliard dollar më shumë se në vitin kulmor të socializmit të dytë shqiptar. Janë mbledhur faktikisht tre buxhete më shumë të vitit 2004. N.q.se marrim buxhetin ky model i transprencës, e klimës miqësore për biznesin bëri të mundur që Shqipëria të trefishojë eksportet” ka shtuar më tej Berisha.
Kryeministri Berisha gjithashtu nuk la pa sulmuar edhe opozitën që sipas tij po bën propagandë vulgare duke mashtruar shqiptarët se në vend ka 1 milion të papunë. “Propaganda vulgare e drejtuesve të PS-së që pasi i thanë shqiptarëve dy vjet rresht se në Shqipëri ka 1 milionë të papunë dhe nuk u thanë pse mashtruan një million herë ndërkohë që krahët e punës nuk janë as një million sipas të dhënave të censusit.Propaganda sipas të cilës Banka e Shqipërisë po prek paratë për qeverinë. Injoranca financiare nuk mund të vendosej ndryshe ku në një kohë kur Shqipëria mbylli vitin me inflacionin më të ulët në Europë 1.7 dhe nxorrën këtë dogmë për tu thënë shqiptarëve se qeveria nuk do të ketë para ti paguajë. Ata duan ti rikthehen modelit marksist që është një nga faktorët e krizës së sotme. E vërteta është që modeli ynë bëri që punonjësi që merrte 210 mijë lekë të marrë 5 mijë në vitin 2010” ka shtuar më tej Berisha.
vijon..