E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Komisioni për Spahiun, vazhdë e barbarizimit të Kuvendit

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social Twitter në lidhje me komisionin parlamentar për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu.
 

“Komisioni Spahiu vazhdë e barbarizimit të jetës parlamentare.Pushteti provon përditë nevojën alarmante për ndryshim.PS e garanton ndryshimin” ka shkruar Rama në Twitter.
 

Gjithashtu kreu i PS-së ka reaguar edhe në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha për ekonominë duke theksuar se shqiptarët sot jo vetëm që s`blejnë më shumë po paguajnë më shumë taksa dhe në këmbim marrin padrejtësi e propagandë gënjeshtrash turpëruese për shoqërinë.
 

“Për përçartjen e sotme të KM për ekonominë shqiptaret duhet të pyesin veten:A kanë sot më shumë lekë dhe a blejnë dot më shumë se dje?” ka shkruar Rama në Twitter.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›