E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Cfare kompromisi i ofroj PS-se

Ne nje interviste per "VOA", Berisha flet per luhatjet e lekut dhe planin per investimet e huaja

Te percaktojme rregulla te reja, per sa i perket procesit te numerimit te votave. Kjo eshte garancia kryesore qe kryeministri Sali Berisha, do t'i jape opozites pas kthimit te saj ne Parlament. Ne nje interviste per "Zerin e Amerikes", te dhene ne Nju Jork, Berisha thekson se do te vazhdoje t'i lere "dore te lire" opozites, qe te percaktoje rregulla te reja per procesin zgjedhor. Ne kete interviste, kryeministri flet edhe per ndryshimet qe po peson monedha vendase, leku, si dhe planet afatgjata per thithjen e investimeve te huaja.

Cfare kontributi mund te ofroje nje vend i vogel si Shqiperia, ne debatin e OKB ku dhe ju kishit nje fjalim ?

Se pari shembullin e saj, perzgjedhur si vend pilot ne kuadrin e reformes se Organizates se Kombeve te Bashkuara. Por edhe ne kuadrin e Milenium Challenge Corporation, mendoj se Shqiperia ka qene e suksesshme ne luften kunder varferise. Po te kemi parasysh, se ne tre vjet 400 mije qytetare kane dale pertej pragut te varferise, kane kaluar pragun e varferise me te ardhurat per fryme, e proporcionuar kjo me numrin e pergjithshem te popullsise, eshte nje arritje e konsiderueshme. Shqiperia merr pjese ne operacionet e Organizates se Kombeve te Bashkuara ne Cad dhe eshte e vendosur qe te shtoje pranine e saj, ne operacionet paqeruajtese ne kuadrin e kesaj organizate.

Zoti Berisha, sa e demton ekonomine e Shqiperise zhvleresimi i monedhes se lekut dhe a ishte nje keqinterpretim i deklaratave tuaja, fakti qe solli reagimin e tregut?

Realiteti eshte ky. Gjate muajve te fundit ka nje dobesim qe luhatet nga 7 deri ne 10 per qind, dobesim i cili nuk eshte problematik. Perderisa ky dobesim nuk ka pasoja mbi indeksin e cmimeve, nuk perben nje problem serioz. Si i tille, natyrisht ka pasoja negative dhe pozitive. Pasoja pozitive eshte eksporti, sepse e favorizon eksportin. Pasoja negative eshte se shtrenjton kredine. Por sidoqofte, mendoj se eshte ne kuadrin e nje fleksibiliteti plotesisht te pranueshem. Banka e Shqiperise, duhet te vleresoje ketu, ka bere nje menaxhim shume te mire te ketij problemi dhe ne limitet e kesaj levizjeje eshte plotesisht e pranueshme. A ndikoi deklarata? Une nuk mund te perjashtoj nje ndikim te lehte te saj, por ceshtja e deklarates ka te beje me shume me nje plan perspektiv dhe aspak imediat. Sepse edhe sikur Shqiperia te doje, nuk mund ta realizoje dot pa nje periudhe te caktuar kohore.

Ndoshta ishte zgjedhja e papershtatshme e fjaleve nga ana e juaj?

Nuk ishte zgjedhja e fjaleve nga ana ime, por ishte edhe jehona qe i dhane mediat fjaleve te mia. Por mediat, kane bere detyren.

Zoti kryeminister, ne Shqiperi duket se ende nuk keni dale nga situata pas zgjedhore, ne Parlament nuk ndodhet opozita. A eshte problem per ju qe te qeverisni, nese opozita do te vazhdoje te mungoje?

Per keto zgjedhje ka nje vleresim te "arbitrit", i cili thote per here te pare se zgjedhjet ne Shqiperi plotesuan angazhimet kryesore e OSBE dhe ODIHR-it dhe se vleresimi i pergjithshem per to eshte pozitiv. Atehere, zgjedhjet nuk ishin te persosura, sepse zgjedhje te persosura Shqiperia do te doje shume kohe per te pasur te tilla dhe jane te pakta vendet qe i kane te persosura dhe perseri "arbitri" nderkombetar ka bere nje sugjerim. Opozita eshte e ftuar qe te ulet dhe une do t'i jap asaj te drejten qe te percaktoje rruget e zbatimit te ketyre sugjerimeve te arbitrit nderkombetar. Por zbatimi i ketyre sugjerimeve behet ne parlament dhe jo jashte tij. Ne rast se opozita percakton kushte, te cilat dalin jashte kerkesave te bera nga "arbitri" nderkombetar, zgjedhjet jane sa kombetare aq edhe nderkombetare. Ne nuk mund t'i ngaterrojme gjerat. Ndaj edhe une e mirepres ate te vije ne Parlament. E garantoj opoziten se, sikurse ka percaktuar pothuajse cdo gje ne kuadrin zgjedhor te ketyre zgjedhjeve, duke filluar nga sistemi dhe deri te komisionet, serish une i njoh asaj te drejten, si dhe per sa kohe une do te jem ne pushtet do t'i njoh te drejten e perzgjedhjes opozites. Ky eshte nje qendrim i pandryshueshem i imi.

Pra, ky eshte kompromisi qe ofrohet pasi opozita ka nje numer kerkesash?

Me fal, por cili eshte thelbi, se duhet percaktuar kjo gje. Nese opozita thote numerimi ka nje vleresim te "arbitrit" nderkombetar, nuk ka te dhena per parregullsi ne numerim dhe manipulim te rezultateve. Ka verejtjet per numerimin, per pozicionimin, etj.? Urdhero te percaktojme rregullat. Por duhet te them nje gje, ky ka qene numerim unik ne bote. Eshte hera e pare ne historine e zgjedhjeve boterore qe cdo vote filmohet, fotografohet, transmetohet online ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Atehere, ka pasur problem ne vendosjen e njerezve ose te teknologjise?. Urdhero te percaktojme rregullat se si ta permiresojme.

Zoti Berisha, sa here qe vini ne Shtetet e Bashkuara, ju i beni thirrje shqiptaro-amerikaneve qe te investojne ne Shqiperi. Por sa jane degjuar thirrjet tuaja, a ka shembuj suksesi apo ata ngurrojne per shkak te imazhit te Shqiperise, nje vend qe eshte ende ne tranzicion?

Mendoj se ne klimen e biznesit jane bere dhe po behen perparime shume te medha. Regjistrimi i biznesit, sot behet me 1 euro brenda gjysme ore, nga 4 mije euro dhe dite te tera neper gjykata qe behej me pare. Kemi krijuar "One Stop Shop" per licencat dhe lejet si dhe kemi hequr 2/3 e lejeve e te licencave, kemi ndermarre nje seri masash te tjera dhe po vazhdojme. Tani nje problem qe ka qene per investimet eshte ceshtja e pronesise. Po i jepet nje pergjigje shume e mire nepermjet parqeve industriale. Qeveria po punon me dy nga ekspertet me te njohur ne Evrope per investimet e huaja. Do te behet nje reforme e thelle e Agjencise se Investimeve te Huaja, dhe do te behet nje profilizim i ri i diplomacise shqiptare drejt diplomacise ekonomike, pra kjo perben nje teme themelore te qeverise dhe shqiptaret po vijne dhe po investojne. A mund te vijne me shume? Do te vijne me shume.

Marre nga VOA


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›