Financat, kontroll ministrive per shpenzimet
Ministria e Financave ka kontrolluar te gjitha institucionet qe ushtrojne veprimtarine me fondet e buxhetit te shtetit, per realizimin e shpenzimeve. Kete e ka bere Drejtoria e Monitorimit te Shpenzimeve Publike, e cila eshte nje risi keto kohe ne Ministrine e Financave, qe synon kontrollin mbi perdorimin dhe realizimin e fondeve publike konform planifikimeve ne buxhet. Kontrolli i eksperteve te financave per cdo ministri dhe institucion tjeter, shoqerohet me nje relacion perkates. Inspektimi i shpenzimeve publike funksionin si detyrim nga ligji i ri organik i buxhetit, i cili parasheh nje transparence te madhe ne drejtim te shpenzimeve publike. Ne rastin e Ministrise se Turizmit, raporti i eksperteve te financave ve ne dukje realizimin e shpenzimeve korrente dhe nje mosrealizim ne planin e parashikuar te shpenzimeve kapitale. Ne ministri te tjera, vihen re transferta fondesh nga nje projekt ne nje tjeter, te pa shoqeruara me relacionet perkatese. Shpenzimet e pergjithshme te buxhetit ne fund te muajit korrik 2009, kane arritur ne rreth 211.4 miliarde leke, nga rreth 225.1 miliarde leke te parashikuara per kete periudhe, duke u realizuar ne rreth 94 per qind te parashikimit te periudhes, ose me nje mosrealizim prej rreth 13 miliarde leke. Krahasuar me planin vjetor, keto shpenzime jane realizuar ne rreth 54.3 per qind, ndersa kundrejt te njejtes periudhe te nje viti me pare, shpenzimet buxhetore rezultojne rreth 42 miliarde leke me shume ose rreth 25 per qind me te larta. Shpenzimet kapitale deri ne fund te shtatemujorit 2009, jane realizuar ne nivelin 97 per qind te parashikimit te periudhes, ose rreth 57 per qind te planit vjetor. Brenda ketyre shpenzimeve, investimet me financim te brendshem jane realizuar ne masen 99.92 per qind, nderkohe qe investimet me financim te huaj, jane realizuar ne masen 83.36 per qind te parashikimit te periudhes, ose me nje mos realizim prej rreth 1.7 miliarde lekesh. Per rrjedhoje, investimet ne total, ne fund te shtatemujorit 2009, jane rreth 63 per qind me te larta ose rreth 21.8 miliarde leke me shume se ne te njejten periudhe te nje viti me pare. Kjo rritje, ne raport me vitin e kaluar eshte kryesisht per shkak te vazhdimit te punimeve ne rrugen Rreshen-Kalimash, qe kete vit u financua nga burimet e brendshme.