Eurodeputetet, pro liberalizimit te vizave per Shqiperine
Shtohet mbeshtetja e deputeteve ne Parlamentin Evropian, pro procesit te liberalizimit te vizave per Shqiperine, Bosnje Hercegovinen por edhe Kosoven. Eurodeputeti, Jelko Kacin, u shpreh se duhet te shtohet mbeshtetja per realizimin e liberalizimit te vizave edhe per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen, ashtu sic u aprovua me pare per Maqedonine, Malin e Zi dhe Serbine. Sipas eurodeputetit Slloven Kacin, vendet duhet te mbeshteten dhe te ecin perpara ne rrugen drejt liberalizimit te plote te vizave me vendet e tjera te Bashkimit Evropian. "Ne javen e ardhshme, Keshilli per Politiken e Jashtme ne Parlamentin Evropian, do te emeroje raportuesit per shtetet kandidate per heqjen e vizave, si dhe per shtetet kandidate per anetaresim ne Bashkimin Evropian",-tha Kacin. Ai iu shtua zerave, se ky institucion duhet te mbeshtese heqjen e vizave si per Shqiperine ashtu edhe per Bosnje-Hercegovinen. Por sipas eurodeputetit Kacin, nuk duhet te mbetet pas as shteti me i ri, Kosova. Kacin shprehu publikisht, mbeshtetjen e tij per fillimin e procesit te liberalizimit te vizave edhe per Kosoven. Sipas eurodeputetit, edhe vendet si Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina, duhet te inkurajohen te ecin para me procesin e liberalizimit te vizave dhe te perfitojne si vendet e tjera, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi qe bejne pjese ne grupin e vendeve qe kohe me pare, u bene pjese e vendimit per liberalizimin e vizave me BE-ne. Pak dite me pare, ishte eurodeputetja Tanja Fajon, ajo e cila u "rebelua" kunder mos perfshirjes se Shqiperise dhe Bosnje Hercegovines ne grupin e shteteve qe do te perfitojne nga procesi i liberalizimit te vizave me BE-ne. Madje, ajo ka perpiluar edhe nje draft te posacem, ku thekson faktin se nuk eshte dakord qe keto dy vende, pra Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina, te mbeten jashte propozimit per liberalizimin e vizave. Sipas saj, keto dy vende duhet t'i bashkengjiten propozimit te Komisionit Evropian per procesin e liberalizimit te vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Ne draftin e pergatitur nga eurodeputetja sllovene, Fajon, argumentohet se vendimi politik per heqjen e vizave per vendet si Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, duhet te shoqerohet me nje deklarate, e cila te nxise Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen te arrijne vendet fqinje.
Detaje
5 Muaj
Me pare, Shqiperia aplikoi per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Kerkesa pritet te merret ne shqyrtim se shpejti, pasi vendet anetare te BE-se u shprehen se do ta marrin parasysh pas zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare.
28 Qershor
U zhvilluan zgjedhjet parlamentare ne vendin tone. Zgjedhjet u vleresuan nga vezhguesit vendas dhe te huaj, si me te mirat te zhvilluara deri me sot dhe pa asnje prove per manipulimin e tyre.
Perfshirja
Kosova po inkurajohet gjithnje e me shume qe te perfshihet ne procesin e liberalizimit te vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Eurodeputetet po shprehen pozitivisht per perfshirjen ne procesin e liberalizimit te vizave.
Raporti per vizat, shqyrtim ne nentor
Komiteti per Lirite Civile, Drejtesi dhe Ceshtjet e Brendshme ne Parlamentin Evropian, do te shqyrtoje ne nentor, raportin mbi liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit Perendimor. Ky komitet, do te shqyrtoje dhe me pas do te votoje kete raport. Votimi eshte parashikuar te behet ne seancen plenare te 24 nentorit te ketij viti, per t'i kaluar me pas Keshillit te Bashkimit Evropian ne dhjetor. Heqja e regjimit te vizave me vendet e Bashkimit Evropian, do te mundesohej nese si Shqiperia ashtu edhe Bosnje Hercegovina, do te mund te plotesonin kriteret e udherrefyesit per liberalizimin e vizave.