Liruan te kerkuarin, SHKB nis hetimet
TIRANE- Nje person i shumekerkuar, i konsideruar nga policia si kreu i nje grupi narkotrafikant, eshte lene i lire ne rrethana ende te paqarta nga policia pas kontrollit kufitar ndaj Sherbimi Kombetar i Brendshem, ka nisur hetimet per shkaqet e mosverifikimit te sakte te informacioneve. Mesohet se hetimet kane nisur ne Drejtorine Rajonale Vlore, Komisariatin nr. 5, si dhe ne Drejtorine e Pergjithshme te Krimeve te Renda. Burime nga SHKB-ja kane bere te ditur dje, se nen hetim jane vendosur 4 persona, mes te cileve edhe nje femer, punonjesve ne Drejtorine e Kufirit Vlore, e cila nuk ka kryer verifikimet e duhura ne ngarkim te Alfred Beqirit, i akuzuar si kreu i grupit "Karaburuni 2006". Sipas burimeve, te gjitha verifikimet jane duke u kryer per te zbuluar se perse u urdherua lirimi i te shumekerkuarit, kur emri i tij rezultonte si nje nder personat e shpallur ne kerkim prej kohesh. Mesohet se Beqiri, 30-vjec, lindur ne Domje te Tiranes, ishte deportuar ne vendin tone nga Italia, pasi nuk ka pasur dokumente te rregullta qendrimi. Efektivet e policise rajonale te kufirit e kane shoqeruar ate ne komisariat, ku kane kryer procedurat e zakonshme. Pas dyshimeve te verejtura ne lidhje me emrin e tij, ky komisariat ka kontaktuar me Komisariatin nr.5 Tirane, i cili e kishte shpallur ne kerkim prej disa vitesh. Mesohet se gjate kontaktimeve, policise se kufirit ne Vlore i eshte kthyer pergjigje, se nuk eshte person ne kerkim nga Komisariati nr. 5, duke u lene i lire. Por pas lirimit te tij, blute e Komisariatit Vlore kane kryer edhe verifikime ne sistemin TIMS, ku ka rezultuar se Alfred Beqiri, ishte person ne kerkim. Sipas te dhenave te nxjerra ne sistemin TIMS, ndaj Beqirit, Gjykata e Shkalles se Pare per Krimet e Renda ne Tirane, me vendim nr. 131 date 23 qershor 2007, ka caktuar masen e sigurise "arrest ne burg", per trafik te lendeve narkotike. Pas ketyre te dhenave te marra me vonese, mesohet se policia e ka shpallur ate serish ne kerkim dhe po punohet per kapjen e tij. Per lirimin e tij SHKB-ja ka nisur hetimet, ku edhe pritet qe te merren masa per personat pergjegjes. Alfred Beqiri ishte shpallur person ne kerkim, pasi dyshohej si organizator i grupit te trafikut te droges, qe u godit gjate operacionit "Karaburun 2006?, me 4 tetor te vitit 2006. Ne kete grup u arrestuan 16 persona, mes te cileve edhe nje korrier italian, qe u kap ne Portin e Durresit duke tentuar trafikimin e nje sasie heroine.
1 Ton Droge, mesohet te jete transportuar nga vendi yne ne drejtim te Italise. Per kete trafik u arrestuan 16 persona, nderkohe qe ne kerkim u shpall edhe Alfred Beqiri, i cili dyshohet te jete organizatori i ketij trafiku.
23 Qershor Te vitit 2007 Gjykata e Krimeve te Renda, kishte caktuar ne ngarkim te 30-vjecarit masen e sigurise arrest me burg. Qe prej kesaj date, Beqiri ishte shpallur ne kerkim nderkombetar nga vendi yne.
Lirimi
Sipas burimeve nga SHKB-ja, mesohet se 30-vjecari i eshte nenshtruar verifikimeve, por edhe pas dyshimeve, as nga ana e Komisariatit Nr. 5 Tirane, por as nga Drejtoria e Krimeve te Renda, nuk eshte sjelle informacion per kete person.
Eurodeputetet, pro liberalizimit te vizave per Shqiperine
Rozeta Rapushi
Shtohet mbeshtetja e deputeteve ne Parlamentin Evropian, pro procesit te liberalizimit te vizave per Shqiperine, Bosnje Hercegovinen por edhe Kosoven. Eurodeputeti, Jelko Kacin, u shpreh se duhet te shtohet mbeshtetja per realizimin e liberalizimit te vizave edhe per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen, ashtu sic u aprovua me pare per Maqedonine, Malin e Zi dhe Serbine. Sipas eurodeputetit Slloven Kacin, vendet duhet te mbeshteten dhe te ecin perpara ne rrugen drejt liberalizimit te plote te vizave me vendet e tjera te Bashkimit Evropian. "Ne javen e ardhshme, Keshilli per Politiken e Jashtme ne Parlamentin Evropian, do te emeroje raportuesit per shtetet kandidate per heqjen e vizave, si dhe per shtetet kandidate per anetaresim ne Bashkimin Evropian",-tha Kacin. Ai iu shtua zerave, se ky institucion duhet te mbeshtese heqjen e vizave si per Shqiperine ashtu edhe per Bosnje-Hercegovinen. Por sipas eurodeputetit Kacin, nuk duhet te mbetet pas as shteti me i ri, Kosova. Kacin shprehu publikisht, mbeshtetjen e tij per fillimin e procesit te liberalizimit te vizave edhe per Kosoven. Sipas eurodeputetit, edhe vendet si Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina, duhet te inkurajohen te ecin para me procesin e liberalizimit te vizave dhe te perfitojne si vendet e tjera, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi qe bejne pjese ne grupin e vendeve qe kohe me pare, u bene pjese e vendimit per liberalizimin e vizave me BE-ne. Pak dite me pare, ishte eurodeputetja Tanja Fajon, ajo e cila u "rebelua" kunder mos perfshirjes se Shqiperise dhe Bosnje Hercegovines ne grupin e shteteve qe do te perfitojne nga procesi i liberalizimit te vizave me BE-ne. Madje, ajo ka perpiluar edhe nje draft te posacem, ku thekson faktin se nuk eshte dakord qe keto dy vende, pra Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina, te mbeten jashte propozimit per liberalizimin e vizave. Sipas saj, keto dy vende duhet t'i bashkengjiten propozimit te Komisionit Evropian per procesin e liberalizimit te vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Ne draftin e pergatitur nga eurodeputetja sllovene, Fajon, argumentohet se vendimi politik per heqjen e vizave per vendet si Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, duhet te shoqerohet me nje deklarate, e cila te nxise Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen te arrijne vendet fqinje.
5 Muaj
Me pare, Shqiperia aplikoi per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Kerkesa pritet te merret ne shqyrtim se shpejti, pasi vendet anetare te BE-se u shprehen se do ta marrin parasysh pas zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare.
28 Qershor
U zhvilluan zgjedhjet parlamentare ne vendin tone. Zgjedhjet u vleresuan nga vezhguesit vendas dhe te huaj, si me te mirat te zhvilluara deri me sot dhe pa asnje prove per manipulimin e tyre.
Perfshirja
Kosova po inkurajohet gjithnje e me shume qe te perfshihet ne procesin e liberalizimit te vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Eurodeputetet po shprehen pozitivisht per perfshirjen ne procesin e liberalizimit te vizave.
Raporti per vizat, shqyrtim ne nentor
Komiteti per Lirite Civile, Drejtesi dhe Ceshtjet e Brendshme ne Parlamentin Evropian, do te shqyrtoje ne nentor, raportin mbi liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit Perendimor. Ky komitet, do te shqyrtoje dhe me pas do te votoje kete raport. Votimi eshte parashikuar te behet ne seancen plenare te 24 nentorit te ketij viti, per t'i kaluar me pas Keshillit te Bashkimit Evropian ne dhjetor. Heqja e regjimit te vizave me vendet e Bashkimit Evropian, do te mundesohej nese si Shqiperia ashtu edhe Bosnje Hercegovina, do te mund te plotesonin kriteret e udherrefyesit per liberalizimin e vizave.