E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Cilesia e dijeve e kualifikimeve e diplomave mbetet te rendesishme per endrren tone

Inaugurohen ambientet e reja të Fakultet të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e emërtuar “Godina e Lirisë”. Në këtë inaugurim merrte pjesë edhe kryeministri Sali Berisha, ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, rektori Dhori Kule. Gjatë inaugurimit të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, në ish Kinoklubin e Qytetit Studenti, Berisha ka deklaruar se vend më të merituar për ata që 20 vjet më parë u përballën me regjimin më të egër, diktatorial nuk mund të gjendej.

Kryeministri në fjalën e tij ka përshëndetur studentët dhe pedagogët, duke vlerësuan kontributin tyre të 20 viteve më parë.
Ai tha se është i gëzuar se kjo ndërtesë iu rikthehet sërish studentëve. “Kjo ndërtesë ka historinë më të rëndësishme për vendin tonë. Përgëzoj ata që e pagëzuar këtë ndërtesë “, tha Berisha. Kryeministri solli në vëmendje se afro 20 vite më parë në këtë ndërtesë u ngujuan pedagogë e studentë , ndaj kjo godinë ka historinë më të bukur.

Kreu i qeverisë deklaroi se kjo ndërtesë është frymëzuese, pasi studentët 20 vjet më parë rrëzuan diktaturën.
“Shqipëria tani është 20 vite drite larg viteve ’91. Ndërsa Shqipëria 20 vite më parë ishte strehës mjerimi“, tha kryeministri.
Kryeministri tha se “ne po punojmë për realizimin e ëndrrës, Shqipëria vend i zhvilluar. Ne po i afrohemi mesatares evropiane me hapa shumë të shpejtë. Ne jemi sot destinacion turistik”.

Kryeministri garantoi angazhimin total të qeverisë për arsimin dhe zhvillimin e tij ndërsa ka kërkuar nga pedagogët dhe studentët nxitje të lirisë akademike.

“Ju ftoj të bëni gjithçka për të qëndruar në krye, të ecni me dinjitet në këtë garë, gara e dijes është dhe mbetet vendimtare për fatin e këtij vendi për të kapur nivelin e vendeve të zhvilluara. Kam besim se ata që Shqipërinë në këto 20 vite e nxorën nga honet e historisë, ata kanë besimin dhe energjinë për ta renditur atë në grupin e vendeve të zhvilluara”- theksoi Berisha.

Sipas tij, historia është e shkuara, që shërben për të parë kthjelltë drejt së ardhmes. Më tej Berisha theksoi se gara e dijes është thelbësore për të plotësuar ëndrrën e dytë të madhe për shqiptarët “Shqipëria vend i zhvilluar”.
“
Cilësia e dijeve, e kualifikimeve, e diplomave mbetet të rëndësishme për ëndrrën tonë dhe sigurisht për të arritur cilësinë kërkohen kushte, mjedise moderne, biblioteka moderne por ne do të bëjmë gjithçka që universitetet ti kenë. Vendimtare në cilësi është edhe liria akademike, lira e kërkimit shkencor e cila është përcaktuese për cilësinë e universiteteve tona” theksoi Berisha.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›