Fushë Krujë, i burgosuri del nga izolimi 12 orësh, tentoi te vetëdigjej
FUSHË KRUJË- Një i burgosur që vuan prej 14 vitesh dënimin për vrasje në burgun e Fushë Krujës ka tentuar mesditen e sotme të vetëdigjet pasi është izoluar prej 12 orësh në qelinë e tij.
Burime nga burgu bënë me dije se 32-vjecari Ilir Tafili nga qyteti i Lacit, i dënuar me 25-vite burg, për vrasje u vetë-izolua duke mbyllur derën dhe dritaret e qelisë së tij.
Për 12 orë me radhë autoritetet e burgut të Fushë Krujës kanë kryer negociata për të bindur të denuarin, që të dilte nga gjendja e veteizolimit, ndërkohë që kjo ka rezultuar e suksesshme vetëm rreth orës 14.00 kur Tafili u është bindur thirrjeve. Mësohet se kompromisi ka ardhur pasi autoritetet e burgut i kanë premtuar Tafilit ndihmën juridike për rihapje të mundshme të cështjes së tij.
Tafili ka kryer 14 vite burg dhe kërcënoi se do të vetëdigjet nëse kërkesa e tij per pafajesi nuk merrej parasysh. Sipas të burgosurit ai po vuan një dënim të padrejtë dhe ka kërkuar pafajësi.
Kjo nuk është kërkesa e parë që i burgosuri ka kërkuar pafajësinë e tij, por ato nuk kanë pasur rezultat.
(e.m/BalkanWeb)