Shperthim tjeter ne Fushe-Kruje prane fabrikes se cimentos
Rreth 20 persona janë shoqëruar, në postën e policisë së Fushë Krujës, pas një shpërthimi tjetër me tritol në linjën hekurudhore pranë fabrikës së çimentos në fshatin Zallë, të Fushë Krujës.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se, ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e kaluar, kur persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi lënde eksplozive në urën hekurudhore të linjës Budull-Fabrika e Çimentos.
Sipas të njëjtave burime, nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar në njerëz, por janë dëmtuar bordurat e urës dhe shinat mbi të.
Dy ditë më parë, forcat e policisë ndaluan pesë persona, të cilët dyshohet të jenë autorë të shtatë rasteve të shpërthimeve në të njëjtën zonë dhe që kanë patur si objektiv dëmtimin e veprimtarisë prodhuese të fabrikës së çimentos pranë fshatit Zallë (Fushë Krujë).