E Shtunë, 31 Tetor 2026

Velez shpallet kampion i Argjentines 1 jave para fundit te kampionatit Klauzura

 Velezi ka fituar titullin e tetë kampion të Argjentinës, pasi ka marrë sigurinë matematike se do ta mbyllë kampionatin në vendin e parë, 90 minuta para fundit, si rrjedhojë e suksesit 2-0 ndaj Hurakanit. Lanusi I vendit të dytë, pësoi humbjen e parë në shtëpi, 1-0 ndaj Arxhentinos Juniors dhe në këto kushte e sheh veten katër pikë larg Velezit.

Sulmuesi uruguajan Santiago Silva shënoi golin e parë për Velezin, gjashtë minuta nga fillimi i pjesës së dytë. Ndeshja u luajt pa tifozë sepse fusha e Hurakanit është e dënuar. Në minutën e fundit David Ramirez shënoi me penallti golin e dytë për kampionët. Ndërkohë, Estudiantesi dhe River Pejti u ndanë në barazim 1-1 në sfidën me interesante të javës së parafundit të kampionatit Klauzura.

Disa nga yjet e futbollit argjentinas përfshi të madhin Lionel Mesi, luajtën një ndeshje miqësore me anë të një fondacioni që ndihmon njerëzit me aftësi të kufizuara. Rreth 30 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadiumin “Marselo Bielsa”. Fondacioni në fjalë duhet “Pupi” dhe është krijuar nga lojtari I Interit, Havier Zaneti.

“Kemi shkuar përtej asaj që imagjinoja me ndihmën që I kemi dhënë njerëzve në Argjentinë dhe Itali,” – tha Zaneti. Fondacioni I Zanetit luajti ndaj Fondacioni të Maksi Rodrigezit, I cili mbledh fonde për fëmijët jetimë. Kjo skuadër, në të cilën bënte pjesë edhe Lionel Mesi, fitoi me rezultatin 8-6. Mesi u përshëndet si hero nga stadiumi i vendlidjes së tij Rozario.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›