Berisha: Cmimi i energjise me i larte vitin tjeter
Kreu i qeverises, Berisha nuk ka munguar te shprehe objektivin e qeverise qe ai drejton per privatizimin e KESH ne vitin e ardhshem. Ne te njejten kohe, kete deklarate ai e ka shoqeruar me paralajmerimin per ngritjen e cmimit te energjise. Keshtu, Kryeministri Berisha deklaroi diten e djeshme se cmimi i energjise elektrike per konsumatoret do te rritet. Gjate takimit me studente te Universitetit “New York”, ne Tirane, Kryeministri e justifikoi rritjen e cmimit te energjise ne vend me cmimin e rritur te ketij produkti ne te gjithe rajonin. “Cmimi i energjise do te rritet ne vend, pasi cmimi i tij eshte dyfishuar ne te gjithe rajonin tone dhe Shqiperia nuk mund te eci kunder rrymes ne lidhje me kete ceshtje”, theksoi Berisha perpara studenteve. Nga ana tjeter, kreu i ekzekutivit theksoi se ne mesin e vitit te ardhshem pritet te perfundoj edhe privatizimi i nje pjese te KESH. “Ne mes te vitit tjeter do te perfundoje procesi i privatizimit te sektorit te shperndarjes ne KESH”, theksoi Berisha i pyetur per kete ceshtje nga studentet e “New Yorku”. Sipas Berishes, privatizimi i ketij procesi do te sjelle me shume eficence ne punen e KESH dhe per pasoje do te arrihet te sigurohet me shume energji.