E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sporea fut ne “sherr” policine me prokurorine

TIRANE - Takimi i ministrit te Brendshem, Bujar Nishani, me Kryeprokuroren Ina Rama nuk i ka sherbyer aspak qellimit per shkrirjen e akujve mes dy institucioneve, pasi ditet e fundit jane perfshire ne nje konflikt te ri. Policia e Tiranes del kunder prokurorise per arrestimin e kreut te Qeverise Studentore te Fakultetit Juridik, Ferdinad Sporea. I akuzuari gjate gushtit te vitit 2005 dhe i denuar se fundi nga Gjykata e Apelit me kusht, ka futur ne “sherr” policine dhe organin e akuzes. Policia e Tiranes deklaroi dje se “kishte zbatuar urdhrin e prokurorise dhe vendimin e gjykates per arrestimin e Ferdinand Sporese, i akuzuar per shitjen e tezes se juridikut”. Nderkohe qe organi i akuzes e quajti te paligjshem aksionin e policise, duke kerkuar lirimin e 36-vjecarit Sporea. I denuari me kusht u lirua disa ore pas ndalimit, por ky arrestim solli nje perplasje institucionale. “Arrestimi i Ferdinand Sporesas, eshte bere konform rregullave ligjore, nderkohe qe pas vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ai eshte mbajtur nje dite ne polici dhe me pas eshte liruar”, thane dje burimet zyrtare te policine. Sporea u akuzua per veprat penale te “vjedhjes”, “shperdorimit te detyres” dhe te “korrupsionit pasiv te kryer nga persona qe ushtrojne funksione publike”.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›