QKR, hapen 21 sportele
Rreth 21 sportele te Qendres Kombetare te Regjistrimit te Biznesit jane hapur ne te gjithe vendin. Keshtu, te gjitha keto sportele jane funksionale ne 7 dege ne bashkite e qyteteve kryesore si ne Elbasan, Tirane, Durres, Shkoder, Gjirokaster, Fier dhe Korce. Procesi i hapjes se sporteleve te tjera vijon sipas grafikut te percaktuar nga projekti i Sfides se Mijevjecarit, e financuar nga SHBA. Gjate tre muajve te pare, prane QKR-se, jane regjistruar 2849 biznese te reja, jane kryer 778 ndryshime ne te dhenat e regjistrimit te biznesit, jane leshuar 4879 ekstrakte te bizneseve. Te gjitha aplikimet e plotesuara ne menyren e duhur per regjistrimet e reja, te cilat dorezohen ne cdonjerin nga sportelet e sherbimit te QKR-se, miratohen ne nje dite. Regjistrimi ne kete qender u jep mundesine bizneseve te regjistrohen njekohesisht ne autoritetet tatimore ne nivel kombetar e bashkiak si dhe te kryejne regjistrimin per sigurimet shoqerore e shendetesore, regjistrimin prane inspektoratit te punes dhe regjistrimin ne bashki.