E Shtunë, 31 Tetor 2026

Remonti, sot gjysma e Tiranes pa energji

Gjysma e qytetit te Tiranes do te vuaje sot mungesen e energjise elektrike. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka planifikuar sot qe te kryeje nje sere punimesh per fuqizimin e nenstacionit te Sharres. Sipas njoftimit per shtyp te KESH-it, diten e sotme do te kryhen punime per lidhjen e transformatorit te dyte 90 MVA, qe do te shtoje fuqine ne kete nenstacion. Si pasoje e ketij remonti, nga ora 09:00 -16:00 do te kete stakime te energjise elektrike ne zonat e Ndroqit, Vaqarit, Kombinatit, Mezezit, si dhe ne nenstacionin e Selites (qe furnizohet nga nenstacioni i Sharres). Ky nenstacion furnizon me energji zonat e Tiranes se Re, Bllokut, “21 Dhjetorit”, “Myslym Shyri” dhe nje pjese te Unazes. Si pasoje edhe keto zona do te kene mungesa te furnizimit me energji elektrike gjate ketij orari.
Ulja e ndjeshme e temperaturave gjate ketyre diteve te fundit ka sjelle edhe mbingarkese te rrjetit shperndares se energjise elektrike. Si pasoje e kesaj mbingarkese ka pasur nderprerje te energjise elektrike gjate oreve te pikut, qe kane vijuar kryesisht perreth nje ore, pra nga ora 18:00 deri ne oren 19:00. Keshtu, ne kuader te ketyre masave, mesohet se punimet per fuqizimin e nenstacionit te Sharres nisen ne tetor per shkak te mbingarkeses se vazhduar. Me fuqizimin e ketij nenstacioni, pritet te rritet siguria e furnizimit duke minimizuar ne maksimum stakimet e energjise elektrike, kryesisht per zonat qe furnizohen nga nenstacioni i Selites, per efekt te mbingarkeses ne rrjet.
Korporata do te vazhdoje kufizimet e energjise elektrike, pavaresisht se eshte siguruar energjia e nevojshme nga importi per 3 muajt e pare te vitit te ardhshem. Aktualisht, prurjet e ujit ne liqenin e Fierzes jane rritur ndjeshem ne krahasim me pak kohe me pare. Sipas te dhenave me te fundit nga KESH, prurjet ne kaskade jane 403 m3/sek, ndersa niveli i ujit ne liqenin e Fierzes eshte 282,7 metra. Kur arrin ne kete pike, KESH ka krijuar nje rezerve ujore te mjaftueshme, dhe per rrjedhoje do te ule kufizimet e energjise. Me permiresimin e situates hidrike, por edhe me shtimin e konsumit te energjise, KESH ka rritur prodhimin vendas. Gjate ketyre diteve, konsumi i energjise ka arritur ne 20,7 milione kwh ne dite, nga te cilat 10,6 milione sigurohet nga prodhimi vendas dhe 10,1 milione nga importi. Per te perballuar kerkesen per energji, KESH i ka vene ne pune edhe HEC-in e Fierzes, i cili ka qene i ndaluar gjate ketyre koheve. Nderkohe qe energji po prodhohet edhe nga HEC i Komanit dhe ai i Vaut te Dejes etj.
Te dhena:
20,7 milione kwh eshte konsumi ditor i energjise
10,6 milione kwh eshte prodhimi ditor i energjise
10,1 milione kwh eshte importi ditor i energjise
282,7 metra eshte niveli i liqenit te Fierzes
16 cm ne dite eshte rritja ditore e nivelit te liqenit
170,48 m metra eshte niveli i liqenit te Komanit
74.22 m metra eshte niveli , liqenit te Vaut te Dejes

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›