Policia: Shtate ekstradime gjate nentorit
TIRANE - Shtate persona te shpallur ne kerkim nderkombetar per vepra te ndryshme penale, mes tyre edhe per “vrasje”, jane ekstraduar ne Shqiperi gjate muajit te kaluar nga Interpol Tirana. Personat e ekstraduar jane sjelle ne vendin tone nga Athina (Greqi) dhe Londra (Angli), vende ku strehoheshin prej disa vitesh. Lajmin e beri te ditur dje Ministria e Brendshme, ndersa citoi se pjesa me e madhe jane te denuar nga drejtesia shqiptare. Gjashte persona jane sjelle nga Interpol Athina dhe nje nga policia angleze, te akuzuar per vepra te tilla si “vjedhje me arme”, “shfrytezim prostitucioni”, “vrasje nga pakujdesia”, “armembajtje pa leje”, ne periudhen 1995-2006. Gjithashtu, per llogari te drejtesise shqiptare jane arrestuar ne Itali dhe Belgjike edhe dy shqiptare, te shpallur ne kerkim nderkombetar per veprat penale “vrasje me dashje” dhe “vrasje me dashje te mbetur ne tentative”, te cilet pritet te ekstradohen se shpejti.
A.C