Berisha: Deklarata e KiE, shumë e qartë, i kërkohet opozitës të hyjë në KuvendNga TemaJam sot para jush për të shprehur falënderimet e mia, respektin, mirënjohjen Komitetit Presidencial të Këshillit të Evropës, për të dëshmuar mbështetjen time të plo
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Berisha: Deklarata e KiE, shumë e qartë, i kërkohet opozitës të hyjë në KuvendNga TemaJam sot para jush për të shprehur falënderimet e mia, respektin, mirënjohjen Komitetit Presidencial të Këshillit të Evropës, për të dëshmuar mbështetjen time të plotë ndaj deklaratës konkluzive të misionit të tyre në Shqipëri. Dua të garantoj presidentin, Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, se koalicioni qeveritar është dakord pikë për pikë me këtë deklaratë dhe ka bindjen se kjo deklaratë është një kontribut thelbësor në normalizimin e situatës aktuale të krijuar nga bojkoti i opozitës. I bëj thirrje kryetarit të Partisë Socialiste, i cili pati rastin gjatë këtyre ditëve të shohë vullnetin tim të qartë, të palëkundur, për kompromise, koncesionet e nevojshme, në mënyrë që opozita të zërë vendet në parlament. I bëj thirrje që ta mbështesë deklaratën e Komitetit Presidencial dhe të fillojë menjëherë, bashkërisht, jetësimin e saj në të gjitha pikat, të cilat janë me të vërtetë, do të thoja parime shumë solide për tërësinë e problemit. Shpresoj edhe një herë, që edhe zoti Rama në këtë frymë t’i përgjigjet. Unë e garantoj se që në mbledhjen e parë të kuvendit, ne jemi të gatshëm, që në prani të deputetëve socialistë, së bashku me ta, të ndërtojmë komisionin, jemi të gatshëm t’u japim shumicën dhe kryesinë e komisionit. Pra unë them se në parimet e vendosura, qëndron edhe çelësi i të gjithë zgjidhjes së problemit.
Zoti Berisha, deklarata e delegacionit nuk përmbante një pikë mjaft të rëndësishme që përbën edhe debatin kryesor mes maxhorancës dhe opozitës, se si do të zgjidhet çështja, e hapjes apo jo e kutive të votimit. Ka patur një propozim nga ana e Këshillit të Evropës, të bërë dje, gjatë takimit që ju patët me delegacionin e Këshillit të Evropës dhe kryetarin e Partisë Socialiste që çështja të shkojë në Gjykatë Kushtetuese dhe në Komisionin e Venecias. Me cilin argument e keni mbrojtur ju këtë variant dhe me cilin argument e ka kundërshtuar Edi Rama po këtë variant?
Unë nuk do t’i lejoj vetes që të bëj komente mbi të gjitha debatet e brendshme, meqenëse aty rregulli ka qenë dhe mbetet, konfidencialiteti. Ajo që unë dua të shpreh, të theksoj këtu, vlerësimin tim për punën e bërë, vlerësimin tim për këtë deklaratë dhe të ftoj zotin Rama, i cili e pa qartë vullnetin tim dhe të maxhorancës, për zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj çështje. Deklarata është shumë e kthjellët, është kristal e qartë.
Zoti Berisha, ju i bëni thirrje zotit Rama që të pranojë deklaratën. Kjo do të thotë që zoti Rama, nuk e ka pranuar deklaratën dhe nuk ka dhënë premtimin që do të hyjë në parlament brenda datës 4 mars?
Unë nuk kam asnjë dijeni se zoti Rama nuk do të pranojë deklaratën, përkundrazi. Por për t’ia lehtësuar zotit Rama rrugën e pranimit u shpreha i pari për deklaratën. Unë shpresoj se zoti Rama do t’i përgjigjet. Unë jam i gatshëm që t’i përgjigjem me veprimet konkrete dhe pritet që edhe zoti Rama t’i përgjigjet me veprime konkrete. Unë pres, sigurisht dhe kjo është shumë e qartë këtu në deklaratë, ku thuhet, “u kërkon atyre pa vonim të mëtejshëm të jenë në parlament”. Eshtë kristal e qartë.
Nga një deri në dhjetë sa besoni ju që do të hyjë opozita në parlament?
Nuk më takon mua të bëj profetin, ju e keni vënë re, unë po merrem me deklaratën. Uroj edhe një herë që edhe zoti Rama të shprehë të njëjtin vullnet siç e shpreha unë për këtë deklaratë dhe bashkërisht të fillojmë jo më datën 4, por që pasnesër jetësimin, materializimin e saj, në interesin më të mirë. Unë kam besim, kam shpresë se ky është një dokument që meriton mbështetje të plotë.