E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Deklarata e Spahisë për ambasadorin holandez, e papranueshme

Share

Kryeministri Berisha ka pritur gjatë ditës së sotme në një takim, ministrin për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Nicolai Wammen. Gjatë takimit, ky i fundit ka ngritur shqetësimin për deklaratat e bëra nga zëvendësiministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia, për shpalljen si person të padëshiruar të ambasadorit holandez në Tiranë. Berisha ka thënë se qendrimi i Spahisë është personal dhe i papranueshëm.

Në takim Ministri Wammen ngriti çështjen e deklaratës së fundit të bërë nga Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit dhe zëvëndësministri i Mbrojtjes, zoti Ekrem Spahia për ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në vendin tonë zoti Henk Van den Dool. Kryeministri theksoi se kjo deklaratë është një qëndrim krejtësisht personal i zotit Spahia dhe tërësisht i papranueshëm e që nuk shpreh qëndrimin zyrtar dhe vlerësimin më të lartë të qeverisë shqiptare për rolin dhe kontributin e ambasadorit të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta si përfaqësues i një vendi mik siç është Mbretëria e Bashkuar ndaj të cilës ka një mirënjohje të thellë për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Në lidhje me zgjedhjen e presidentit, Berisha nuk ka lënë të nënkuptohet se do të ketë konsensus, pavarësisht këmbënguljes së ndërkombëtarëve për këtë pikë, duke thënë se ai do të zgjidhet sipas Kushtetutës. Pra, do ti përkasë PD-së.

Në takim u diskutua edhe për cështjen e zgjedhjes të ardhshme të Presidentit të Republikës. Kryeministri  e siguroi ministrin Wammen se  zgjedhja e Presidentit do të behet me konsultime dhe në zbatim të plotë të germës dhe frymës të Kushtetutës, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›