E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilltarët e opozitës: Basha të thotë sa milion euro na kushton maketi

Share

Këshilltarët socialistë kërkuan sot nga kryebashkiaku Lulzim Basha të sqarojë se sa miliona euro do kushtojë projekti për zgjatimin e bulevardit. Ata thanë se këtë periudhë janë zhvilluar konkurse me shpenzime marramendëse për projekte që kanë qenë gati.

Basha tju thotë qytetarëve sa milion euro ka çuar dëm në këto 10 muaj në krye të bashkisë dhe sa milion euro ju kushton qytetarëve maketi i tij i mashtrimit sot.

Sa e shkatërrojnë ekuilibrin social dhe mjedisor të Tiranës kullat e klientëve që ai ka programuar të ngrejë në maketin e tij.

Qytetarët kanë dëgjuar vetëm të pavërteta në këto muaj ndërsa e ardhmja e tyre vazhdon të rrezikohet nga mashtrimi publik me makete, me miliona euro të çuara dëm si në rastin e sheshit Skënderbej, me taksat që do uleshin por që u dyfishuan, me hipoteka që do i gëzonin, por që ende si kanë në dorën e tyre, me planin urbanistik të 2008 që po devijohet e paraqitet si plan i sotëm i Tiranës etj, thuhet në deklaratën e këshilltarëve të majtë.

Ndërsa një pyetje tjetër që të vjen në mend është se ku do e gjejë Basha ujin se në projekt duket sikur ka vërshuar një lumë gjigand?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›