E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani i interesuar për Bojan Krkic

Milani është i interesuar në sulmuesin e Barcelonës, Bojan Krkic.

Krkic është në mes të një huazimi dyvjeçar te Roma dhe është duke u përfolur për një kalim te Milani këtë javë.

CalcioMercato shkruan se Rossonerët kanë shprehur interesim për Krkic, pasi kanë lejuar Antonio Cassanon t`i bashkohet Interit.

Por Milani përveç me Barcelonën, duhet të arrijë marrëveshje edhe me Romën për ta lejuar largimin e tij që në këtë verë, përndryshe do të duhet të presë deri verën e ardhshme për të parë ku do të jetë e ardhmja e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›