Berisha: Dekret për Fazliç, të hetohet nga ndërkombëtarët
Damir Fazliç dhe hetimi i nisur për të nga Prokuroria shqiptare ka detyruar kryeministrin e vendit, Berisha të dalë dhe të japë sqarime para medias shqiptare. Kreu i ekzekutivit deklaroi se do të mbledhe qeverinë e tij për të miratuar një dekret për hetim ndërkombëtar për Fazliç.
TIRANE-Ina Rama nuk do të lejohet që të hetojë e vetme implikimin e Damir Fazliç në afera ku janë përfshirë qeveritarë ta lartë. Lajmin e ka bërë publik sot vetë kryemisnistri i vendit, Sali Berisha, i njohur për lidhjet miqësore me Damir Fazliç, Berisha u tregua i kujdesshëm gjithsesi, duke shtuar se “Kjo s’do të thotë se do përjashtojë prokurorët shqiptarë nga hetimi që ata kanë nisur ndërkohë, por unë do të marr prokurorë të huaj që t’iu thonë partnerëve tanë cilat kanë qenë keqbërjet e qeverisë shqiptare dhe cilat janë të vërtetat mbi bllokimet dhe sekuestrot e kompanive të Fazliç.” Berisha ka përsëritur disa herë se ekspertët që do të hetojnë për Fazliç dhe aktivitetit e tij në Shqipëri do të sillen vetëm nga vende mike. Para disa ditësh, Berisha u shpreh në Kuvend se Damir Fazliç ishte miku i tij. “S’mund të goditën kompanitë në këtë menyrë! Ky është një mesazh i tmerrshëm për biznesin shqiptar dhe ndërkombëtar. Hetim në përputhje me të gjitha rregullat e shtetit ligjor” , tha Berisha. Ai shtoi se në rast se evidentohet se “qeveria shqiptare i ka dhënë një qindarkë nga fondet publike Damir Fazliçit, atëherë ju mund të thoni se ne I kemi dhënë atij miliarda…”Berisha vijoi përshkallëzimin e mbrojtjes ndaj bizneseve të Fazliç duke kërkuar edhe përfshirjen e parlamentit. Ai tha se do të kërkojë ngritjen e një komision hetimor të Kuvendit që do të ndalet në shqyrtimin e marrdhënieve mes ministrisë së brendshme, miistrisë së drejtësisë dhe prokurorisë.
“Fazllici ka të gjitha hapësirat e veta për mbrojtjen e tij. Mbroj dy parimet, hetim të ndërshëm dhe prezumimin e pafajësisë, këtë do ta bëj sado të kushtojë kostoja e hetimit, në emër të interesit të popullit.”, tha Berisha.
I pyetur nëse do të bashkëpunojë me drejtësinë për të sjellë mikun e tij Fazliç para Prokurorisë, nëse kjo do ta kërkoj, Berisha u përgjigj: “Damir Fazliç do të paraqitet para drejtësisë, unë e konsideroj të domosdoshme. Nuk jam unë që e bëj këtë, e bën ai vetë. S'mund të ketë as një lloj mëdyshje për këtë.Do t’i nënshtrohet rregullave për sa kohë bën biznes në këtë vend.” I pyetur lidhur me lidhjet e mikut të tij FAzliç me kunatin e ministrit Basha, Berisha u përgjigj: “Kunati i Ministrit Basha, Erion Isufi nuk ka qenë kurrë ortak me Fazliç. Ai ka dhënë dorëheqjen e tij nga kompanitë e Fazliç.
Kjo ka mjaftuar që prokuroria të urdhërojë sekuestron e investimit në një objekt të paktën 36 milionë euro.” Berisha e shfajsoi mikun e tij, Fazliç edhe për aludimet lidhur me probleme që ai mund të ketë me tatimet shqiptare. “ Fazllic nuk ka patur probleme me tatimet shqiptare” tha kryeministri.
I pyetur për policinë dhe shoqërimin që ajo i bëri Fazliç duke mos lejuar që të merret nga prokuroria, Berisha u shpreh se: “nuk ka ndalim në flagrancë me telefon. Së dyti, ligji lejon në raste të caktuara komunikimin midis prokurorit dhe të interesuarit. Ka vetëm polici gjyqësore dhe kjo polici është e detyruar të përgjigjet një më nji”.
Berisha qëndroi para medias reth 45 minuta.
Pothuajse në të njëjtën kohë me të, kreu i organit të akuzës, Ina Rama ka qenë e prerë në qëndrimin e saj për të spastrur me vendosmëri krimin. Në fjalën e hapjes gjatë analizës 9 mujore të Prokurorisë, Ina Rama u shpreh se “Ushtrimi i funksioneve kushtetuese te prokurorisë merr nje rendesi te veçante në periudhën nëpër të cilën kalojmë pasi jemi ne prag te zhvillimeve historike integruese”. Ajo më pas vazhdoi duke u shprehur vendosmërinë e saj me fjalët: “Do godasim krimin e organizuar dhe financiar, pavaresisht se në cilat struktura shteterore ai shfaqet”
(d.b/BalkanWeb)