Edi Rama: Universitetet tona si fabrika me 3 turne
Pothuajse në të njëjtën kohë që konsumohej live para mediave përplasja më e thellë institucionale e tre viteve të fundit mes qeverisë dhe prokurorisë Edi Rama foli për problematikën serioze në arsimin e lartë. Rama foli për përplasjen institucionale vetëm pasi u pyet nga gazetarët.
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ia kushtoi studentëve daljen e tij publike sot përpara gazetarëve. Duke i uruar suksese mbi 25 mijë studentëve që u ulën në auditore për të nisur vitin e ri akademik 2008-2009, Rama e quajti “paaftësi të qeverisë” sistemin e liberalizimit të universiteteve. “I ashtuquajturi liberalizim është shprehja më shembullore e paaftësisë e kësaj qeveria injorante. Univesitetet sot janë shtuar në fabrika me tre turne dhe ku mesatarja e maturantëve është 6.3” – tha kreu socialist.
Duke akuzuar qeverinë se “ka braktisur detyrën për studentët dhe familjet fëmijët e të cilëve studiojnë në këto universitete premtoi se nëse socialistët do të vinin në pushtet do të kishte ndryshime radikale në arsim, “ku asnjë talent nuk do të fshihet, asnjë fakultet nuk do të dënohet nga mungesa e kushteve dhe asnjë student nuk do të ketë një diplomë që është vetëm karton”.
Deklarata publike e kryetarit socialist për arsimin e problemet e tij, përkojnë në një kohë me përplasjen më të madhe institucionale mes qeverisë Berisha dhe prokurorisë ( për cështjen e Fazllic) që ka ndodhur gjatë këtyre tre viteve. Edhe pyetjet e gazetarëve të pranishëm në konferencën e liderit të partisë më të madhe në opozitë u përqëndruan në këtë cështje.
Kreu i Partisë Socialiste e cilësoi si manovër kërkesën, që kryeministri Berisha bëri vetëm pak minuta më parë nga godina e kryeministrisë, për hetim ndërkombëtar ndaj biznesmenit serbo Boshnjak Damir Fazlic.
“Hetimi ndërkombëtarë është manovër për të penguar hetimin kuyshtetues që është e drejtë ligjore e prokurorisë. Hetimin ndërkombëtar nuk mund ta vendosë as Berisha as klani i tij që është i përfshirë drejtëpërdrejtë në këtë hetim dhe as forcat qeveritare të cilat bëjnë mirë ti mbajën duart larg nga prokuroria” tha Rama për gazetarët.
Lideri i Partisë më të madhe në opozitë beson se dëshmia e kryeministrit për ngjarjet e fundit do të ndihmonte më shumë sesa një hetim ndërkombëtar.. “Kryeministri të shkojë në prokurori dhe të dëshmojë ato që di. Kjo do të ishte një ndihmë shumë më e madhe sesa një hetim nga prokurorë ndërkombëtarë”.
Rama kujtoi se opozita do të vazhdojë të mbështesë prokurorinë dhe i bëri thirrje që të mos mbarset dhe të mos ndalojë procesin e hetimit për tragjedinë e Gërdecit, vdekjes së Kosta Trebickës dhe së fundmi biznesmenit serbo- boshnjak Damir Fazlic.
(s.g/BalkanWeb)