Ina Rama: Të hetojmë krimin e organizuar e financiar
“Do të përballojmë me vendosmëri çdo pengesë që do të hasim në punën tonë”. Këto janë fjalët me të cilat kryeprokurorja e Republikës, Ina Rama iu drejtua vartësve të saj në analizën 9 mujore të institucionit që ajo drejton.
TIRANE- Kreu i organit të akuzës, Rama ka qenë e prerë në qëndrimin e saj për të spastrur me vendosmëri krimin. Në fjalën e hapjes gjatë analizës 9 mujore të Prokurorisë, Ina Rama u shpreh se “Ushtrimi i funksioneve kushtetuese te prokurorisë merr një rendesi te veçante në periudhën nëpër të cilën kalojmë pasi jemi ne prag te zhvillimeve të rëndësishme integruese”. Ajo shtoi se, në këtë kontekst se, si pasojë e proceseve historike integruese në NATO dhe BE ku kalon vendi, roli i prokurisë është jetik. “Kërkojmë nga ju që ta shikoni veprimtarinë e organit të akuzës si një proces jetik”, iu drejtuar Ina Rama prokurorëve të pranishëm. Ajo më pas vazhdoi duke konstatuar rëndësinë e procedimit penal në mënyrë të veçantë kundër krimit të organizuar dhe krimit financiar. “Do gadasim krimin, pavarësish se në cilat struktura shtetërore ai shfaqet” tha Ina Rama duke dhënë një mesazh të qartë dhe të prerë për objektivat e saj në krye të organit të akuzës.
Ananliza 9 mujore e punës së prokurorisë mbulon një periudhë kohore kur opinioni publik është tronditur nga tragjedia e Gërdecit, vdekja misterioze e dëshmitarit kyç të trafikimit të armëve nga Rinasi drejt Afganistanit, Kosta Trebicka dhe së fundmi edhe nga publikimi në media i fakteve tronditëse për kapjen e qeveritarëve të rëndësishëm nga një bisnesmen serbo-boshnjak, Damir Fazliç. Para këtyre mega-aferave, prokuroria ka filluar hetimet edhe për mënyrën e prokurimit të rrugës Durrës- Kukës-Morinë. Organi i akuzës i drejtuar nga Ina Rama është vënë nën presion të madh politik për shkak të sensitivetit të hetimeve që duhet të zhvillojë lidhur me dërgimin para drejtësisë të përgjegjësve të tragjedisë së Gërdecit. Lidhur më këtë të fundit, prokuroria i ka hequr imunitetin ish ministrit të dorëhequr të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Para tij ka qenë ish ministri i Punëve Publike, Lulzim Basha të cilit i është hequr imuniteti pasi ai do të hetohet për prokurimin e rrugës Durrës – Kukës- Morinë.
(BalkanWeb)