E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, ndalohet gomonia me 30 shqiptarë ne bord

Një gomone, në bordin e të cilit ndodheshin 30 klandestinë Shqiptarë dhe Kosovarë, u ndalua sot nga Guardia di Financa pranë rajonit të Foxhas. Policia ka arrestuar drejtuesin e gomones, ndërsa, emigrantet po i nënshtrohen procesit të identifikimit. 

ITALI- Sërish valë klandestinësh shqiptarë në brigjet Italianë. Një gomone 13 metra e gjatë me flamurin e Kroacisë në bordin e të cilit ndodheshin 30 klandestinë Shqiptarë dhe Kosovarë u ndalua sot nga Guardia di Financa, pranë rajonit të Foxhas. Në gomone pjesa më e madhe e klandestinëve ishin fëmijë, por edhe tre të rritur dhe një grua shtatzëne. Policia ka arrestuar drejtuesin e gomones, ndërsa gruaja shtatzënë është dërguar menjëherë në spital për t’iu nënshtruar kontrollit. Emigrantët e tjerë po i nënshtrohen procesit të identifikimit.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›