Berisha: Dënoni bllomenët, na votooni për ato që do bëjmë në 4 vite
Tiranë- Sot pasdite kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një tjetër bashkëbisedim me gratë, kësaj here në qytetin e Korçës.
Kryeministri Sali Berisha në kuadër të vizitës së tij në Korçë është ndalur sot në qendër të qytetit për të zhvilluar një takim me gratë korçare.
Ai ka thënës se qeveria gjatë katër viteve që vijnë do të ulë pabarazinë gjinore, ndërs ka kërkuar votën jo për 8 vitet që shkuan , por për ato që do të vinë.
Ka një mur që ushqen pabarazinë gjinore, ky është muri i patriarkisë, ky është mur që duhet shembur. Ne jemi të vendosur të mbështesim fuqishëm këtë betejë për Shqipërinë vend i zhvilluar, që do të ndahet nga e shkuara patriarkale,- tha ai.
4 vitet që vijnë një shans i madh, shkojmë drejt një mandati të ri, nuk e kërkojmë për ato që kemi realizuar, por për projektin e ri, për Shqipërinë që rrit punësimin dhe mirëqënien, që shkon e sigurt drejt integrimit në Europë,- vijoi Berisha.
Sipas kryeministri vendi ynë e meritonte integrimin evropian, por sipas tij mosvotimi i tre ligjeve nga opozita po mban peng vendin.
Alternativa e bllokimit të con në pasiguri, paqartësi, ndaj edhe këto zgjedhje janë të një rëndësie të jashtëzakonshme do i fitojmë për ato që do bëjmë në 4 vitet që do vijnë, tha Berisha.