Rama: Votoni për të ardhmen tuaj, kush rri në shtëpi pranon rrënimin
Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar sot pasdite një takim me banorët e njësisë nr.4 në kryeqytet, ku ka shpalosur programin e partisë së tij për zgjedhjet e qersHorit.
Rama ka kërkuar votën e tyre, si një mënyrë ëpr të dnaluar vjedhjen e saj, dnërsa ka thënë se kush nuk voton pranon rrënimin aktual.
Sot të bindim cdo shqiptar që më 23 qershor të mos rrijë në shtëpi por të marrë me vete edhe dikë tjetër që nuk ka shkuar të votojë më 23 qershor. Mos nguroni të votoni aleancën tonë. Duke shkuar të votoni jepni kontribut që të ketë rilindje, duke ndenjur në shtëpi i dorëzoheni rritjes së mëtejshme të papunësisë. Duke ndenjur në shtëpi pranoni regjimin e taksës së sheshtë, pranoni sistemin që cdo e drejtë është e drejtë që blihet. Votoni që të ndalni menjëherë importin e plehrave, duke ndenjur në shtëpi i dorëzoheni krimit,- tha Rama.
Sot e kemi të domosdoshme të çojmë në çdo shtëpi mesazhin që këto zgjedhje duhet të jenë të paprekshme, të pacënueshme dhe të pamanipulueshme. Rezultati i këtyre zgjedhjeve duhet të jetë shprehja e vullnetit të popullit për rotacionin e rilindjen,- vijoi ai.
Sipas Ramaës kur PS-ja të vijë në pushtet do të ndalojë importin e mbetjeve, do të ulë krimnalitetin dhe do të ulë taksat. Për këtë ai ka kërkuar votën e qytetarëve.