E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Deputete pa imunitet dhe te zhveshur nga luksi

TIRANE - Deputetet rrezikojne te humbin jo vetem imunitetin por dhe te mirat qe ua siguron statusi, si makina apo shoferet personale. Duke ju rikthyer serish projektligjit per heqjen e imunitetit se te zgjedhurve, Kryeministri Sali Berisha kerkoi dje bashkepunimin e opozites per miratimin e nje projekti te tille. Por para kabinetit te tij qeveritar, Berisha hodhi dhe idene e zhveshjes se deputeteve nga lukset qe u jep statusi. "Duhet te behen perpjekje te medha qe Shqiperia te shembe murin e imuniteteve. Natyrisht vendimi me i qendrueshem ne kete rast eshte ai qe merret bashke me opoziten. Po keshtu eshte i domosdoshem edhe shqyrtimi i statusit te deputeteve, te cilet, ne papajtueshmeri me standardet evropiane, mbajne makina dhe shofere ne kurriz te taksapaguesve", theksoi kryeministri. Sipas tij, parlamentaret shqiptare gezojne privilegje nga statusi qe as homologet e tyre evropiane nuk i kane. "Nese ne mbajme deputete me makina dhe shofere ne kurriz te taksapaguesve, mos mendoni se bindim kend me vullnetin e madh per te luftuar korrupsionin me tolerance zero", u shpreh Berisha, duke paralajmeruar shkurtime ne listen e te mirave materiale qe gezojne deputetet nga statusi. Megjithate, ndryshimet Berisha premtoi se do ti beje ne bashkepunim te plote me opoziten. Sipas tij, eshte e domosdoshme qe te ndryshohen ligjet e bazuara ne etjen e skajshme ose ndryshe "babezine", pasi korrupsioni eshte abuzim me fondet. Ne kete kuader ai i beri thirrje opozites per bashkepunim ne zgjidhjen e disa ceshtjeve te rendesishme ne luften kunder korrupsionit, perfshire dhe imunitetin. "Ligji i statusit te deputetit eshte i bazuar ne babezine. Nuk ka vend ne bote qe deputeti te marre 1.5 here me shume se kryeministri, ne dieta e te tjera. Ky fakt nuk me shqeteson, por deputeti shqiptar nuk mund te jete deputeti i vetem ne Evrope me makine dhe shofer", theksoi Berisha. Per kryeministrin opozita duhet te bashkepunoje ne luften e korrupsionit per te ndryshuar se bashku keto ligje. "Ne kemi vepruar shume drejt qe nuk kemi penguar dhe nuk do te pengojme, qe cdo kerkese te prokurorise per heqjen e imunitetit do t'i pergjigjemi", theksoi Berisha. Por ai ka kerkuar nga perfaqesuesit e forcave politike te mazhorances te jene te pergatitur te marrim cdo vendim per te luftuar me tej korrupsionin tek partite e tyre, tek statuset e pamerituara. "Ne drejtim te kesaj te fundit, eshte tejkaluar diktatura. Gjerat duhet t'i shohim sic jane. Ne periudhen e diktatures deputeti nuk ka pasur makine. Deputeti ishte fiktiv, deputet i nje regjimi totalitar, por, per hir te se vertetes, makine nuk kishte. Eshte koha eshte qe te kontribuoje cdo njeri", tha Berisha. Debati per imunitetin ka tre vjet qe vijon.

Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›