E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kushti i BE, lufta kunder korrupsionit"

Lufta ndaj korrupsionit eshte nje nga kushtet kryesore te Bashkimit Evropian, ndaj qeveria sipas Kryeministrit Sali Berisha e konsideron si detyren e pare. "Kushdo qe eshte i interesuar qe vendi te ece i sigurt drejt BE-se duhet ta konsideroje luften kunder korrupsionit si detyren e pare, aty ku punon. Shpata e Demokleut mbi procesin e integrimit ne BE eshte korrupsioni", u shpreh kryeministri. Sipas Berishes, Komisioni Evropian kete vit mori vendime per bllokimin e fondeve ndaj vendeve anetare se u jane perkeqesuar treguesit, ne nje kohe kur nuk ka entuziazem shume te madh per zgjerimin. "Cdo zyrtar qe deshiron te kontribuoje ne kete projekt, qe e mbeshtesin mbi 90 per qind e shqiptareve, nuk duhet te kete asnje iluzion, por duhet te jape kontributin e tij me te gjitha mundesite", beri thirrje Berisha. Kreu i qeverise theksoi se lufta kunder korrupsionit duhet te shtrihet ne te gjitha institucionet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›