"Po hetojme persona te veshur me pushtet"
Elbasan- Zyrtare te larte te institucioneve ne qarkun e Elbasanit, qe perfshin dhe rrethet e Gramshit, Cerrikut, Peqinit dhe Librazhdit, rrezikojne prangat dhe procedimin penal per korrupsion. Prokuroria e Elbasanit eshte duke hetuar nje numer dosjesh te bujshme penale qe kane lidhje me abuzimet dhe korrupsionin ne administrate, ne shendetesi dhe ne arsim. Sipas prokurorit te rrethit, Elvin Gokaj, gjate vitit 2008 institucioni ka nisur disa procedime penale qe kane te bejne me shperdorimin e detyres dhe me korrupsionin aktiv dhe pasiv te disa personave qe jane te veshur me pushtet dhe qe mbajne poste ne administraten shteterore.
"Prioritet i punes sone jane dosjet qe kane te bejne me abuzimet dhe korrupsionin ne administrate. Kemi bashkepunim te mire me zyren e Krimit Ekonomik dhe Financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut dhe me institucione te tjera, si Tatim-Taksat. Denoncime jane kryer nga Zyrat e Auditit, nga drejtues dhe punonjes te administrates si dhe nga qytetare te thjeshte", shprehet per gazeten "KJ" kryeprokurori i Elbasanit. Por nuk jane investiguar vetem denoncimet zyrtare, duke mos lene pas dore sinjalizimet e qytetareve apo letrat e ndryshme te adresuara ne organin e akuzes. "Ne kemi nisur hetime edhe nga nje leter qe mund te na kete ardhur", thote kreu i akuzes.
Nje nga dosjet me te bujshme qe prokuroria ka ne dore eshte edhe ceshtja e tenderit te blerjes se ilaceve dhe medikamentet stok. "Ne rastin e Qendres Spitalore te Elbasanit ne morem shkas nga letra e nje punonjesi, i cili akuzonte eproret e tij. Pra objekt hetimi eshte gjithcka qe per ne, perben veper penale. Gjate muajit shtator u penalizuan disa ish-zyrtare dhe persona te veshur me pushtet. Ne proces kemi mjaft te tjere. Per fat te keq gjeografia e abuzimeve me detyren eshte shtrire ne te gjithe sektoret. Ne jemi te vendosur qe t'i japim denimin e merituar cilido qe ka shkelur ligjin pa u ndikuar aspak nga qendrimet politike", paralajmeroi Gokaj.
Prokuroria e Elbasanit aktualisht mesohet se eshte duke investiguar edhe ne proceduren e zhvillimit te tendereve dhe prokurimeve publike. Shkelje te ligjit ka pasur ne kete drejtim ne Librazhd, Peqin, Elbasan dhe Gramsh. "Kemi shume dosje ne dore qe i perkasin institucioneve te ndryshme dhe po hetojme persona te veshur me pushtet qe do te pergjigjen per cdo abuzim te kryer dhe te faktuar", perfundoi kryeprokurori prononcimin e tij per gazeten. Per skandalin e ilaceve mesohet se hetimet po shkojne drejt fundit dhe ka emra zyrtaresh dhe ish-zyrtaresh ne shendetesi qe dyshohen per abuzimet me faturat ne cmimin e ilaceve, tenderimin dhe demin qe per momentin shkon ne 3,2 milione leke.
Ministrja Godo zbuloi skandalin e ilaceve
Ministra e Shendetesise, Anila Godo, do te deklaronte dy jave me pare skandalin me tenderet e ilaceve dhe medikamentet stok ne depot e Qendres Spitalore. Jo vetem kaq, por ilacet e teperta kishin sjelle probleme me zera te tjere medikamentesh qe i mungonin spitaleve ne rrethe. Pergjegjesia per kete situate i ra ish-ministrit Nard Ndoka dhe vartesve te tij per keq menaxhimin e spitaleve. Prokuroria e Tiranes deklaroi se nuk kishte pasur denoncim per tenderet dhe ilacet stok, ndersa ne Elbasan prej disa javesh ka nisur nje hetim pas denoncimit te nje punonjesi te spitalit per ish-eproret e tij. Behet fjale per nje tender blerjeje qe per momentin ka nxjerre 3,2 milione leke abuzime financiare.
Qendra Spitalore "Nene Tereza" hasi e para problemet me mungesen e medikamenteve te nevojshme per mjekime dhe operacione. Me pas ishte edhe spitali i Vlores qe pretendoi te njejten dukuri, krijim te ilaceve stok ne depo dhe mungese ne disa zera te tjere, duke kerkuar ndihme ne te tjera spitale. I njejti problem u shfaq edhe ne spitalin e Elbasanit.