Nje raport monitorimi per (qasjen e) BE
Gjate thuajse nje dekade e gjysme marredheniesh kontraktuale me Bashkimin Evropian, jemi mesuar te degjojme dhe te jemi subjekt i raporteve te ndryshme te vleresimit, apo monitorimit nga ana BE dhe e institucioneve evropiane. Sigurisht qe kjo eshte nje praktike mese normale per vendet qe synojne anetaresimin ne BE dhe te cilat jane ne procesin e perafrimit me standardet dhe principet qe udheheqin bllokun. Sidoqofte, te humbur prej vitesh nen "presionin" e monitorimit nga ana e BE, duket se kemi harruar faktin se cdo marredhenie kontraktuale parashikon te drejta dhe detyrime per te dy palet, dhe rrjedhimisht edhe detyren tone per te bere "monitorimin" e performances se pales tjeter per detyrimet e saj. Krijohet pershtypja se mungesa e nje qasje te tille ne marredhenien me BE vjen nga kuptimi yne mbi konceptin e monitorimit te cilin e shohim kryesisht si nje marredhenie midis nxenesit "problematik" dhe profesorit "te ditur" dhe jo si nje mekanizem i domosdoshem i nje marredhenie kontraktuale, i cili siguron mbarevajtjen e procesit dhe perfitojne te dy palet (nepermjet sugjerimeve per permiresimin e performances). Ky eshte nje problem i cili mbase me shume sesa tek aktoret politike haset tek aktoret e tjere publike, qe influencojne opinionin publik dhe pse jo, edhe politike-berjen si shoqeria civile, media etj. Ne debatin publik verehen shpesh fraza te tipit - "ky problem qendron sepse e ka thene edhe X perfaqesues i BE", apo "zgjidhja e nje ceshtje te caktuar eshte kjo sepse ky eshte mendimi i X strukture Evropiane / nderkombetare"....e keshtu me radhe.
Paradoksi me i madh ne kete pike ka te beje me vete qasjen tone. Keshtu, nderkohe qe ne i njohim shume mire dhe shpesh i citojme "deshtimet" brenda BE (me i fundit, ai i kushtetutes evropiane). Jemi serish ne, ata te cilet e kemi te veshtire te shohim me nje sy kritik, te monitorojme dhe te evidentojme deshtimet e qasjes se BE ne aspekte te caktuara te procesit tone te integrimit. Per te ilustruar sa me siper, le te analizojme rezultatet e dy akteve te cilat ne gjykimin e zyrtareve te Brukselit perbejne arritje te vleresueshme te qasjes se BE.
Ne Janar te ketij viti hyri ne fuqi Marreveshja per lehtesimin e regjimit te vizave, marreveshje e cila u aplikua nen nje qasje rajonale, pra me te gjitha vendet e Ballkanit perendimor. Ne komunikaten per shtyp te Presidences Sllovene (gjashte mujori i pare i 2008-es) dhe thuajse ne te gjitha deklaratat e zyrtareve te BE kjo marreveshje cilesohet si nje hap i madh drejt liberalizimit te plote te regjimit te vizave.
Por cfare solli me sakte kjo marreveshje?
Fatkeqesisht ky "hap i madh" drejt liberalizimit te vizave ishte nje "hap huq" (ose ne hava, sic thote populli) i cili ne fakt nuk ndryshoi thuajse asgje ne arritjen e objektivit te BE "people-to-people-contacts". Ankesat ne komunitetin e studenteve, shoqerise civile, biznesit etj. mbeten po ato. Perqindja e kerkesave per vize, te refuzuara ne ambasadat e vendeve shengen mbetet ne te njejtat nivele. Mundesia per te kerkuar sqarime dhe per te apeluar refuzimin mbetet po ajo, zero. Fatmiresisht, ajo qe nuk perkeqesoi me tej situaten tone me kete marreveshje eshte cmimi i vizes. Pra, ajo per te cilen ne duhet te falenderojme BE eshte fakti qe, viza shengen nje qytetari shqiptar me te ardhura mesatare, nuk do ti kushtoje 1/3 e te ardhurave te tij mujore (60 Euro) por vetem 1/6 e tyre (35 Euro). Sigurisht qe ketu nuk perfshihet kostoja financiare e telefonates ne hotline-t e ambasadave per te caktuar takim....i cili vjen zakonisht disa jave apo edhe muaj pas telefonates.
Le te shohim situaten me nje tjeter hap te madh te Brukselit dhe vendeve anetare te BE ne lidhje me procesin e integrimit te Shqiperise. Shqiperia, eshte i pari vend qe nenshkroi nje Marreveshje Ripranimi me Bashkimin Evropian dhe vendet e tij anetare. Pertej debatit mbi ate, nese ne ishim gati ose jo per nje marreveshje te tille (ne mungese te marreveshjeve te ripranimit me vendet e origjines), duhet theksuar se kjo marreveshje ishte vertet nje arritje dhe njeheresh edhe nje sfide jo e vogel per Shqiperine. Sidoqofte, gjate ketyre dy viteve, progres raportet e KE, vendet anetare te BE, media dhe opinion-beresit ne vend jane fokusuar vetem tek njera ane e medaljes - sa dhe si e kane zbatuar autoritetet shqiptare kete marreveshje. Por surpriza me e madhe ne lidhje me kete aspekt eshte fakti se performanca me e dobet ne zbatimin e kesaj marreveshje eshte treguar pikerisht nga vendet anetare te BE. Nderkohe qe autoritetet shqiptare kane respektuar plotesisht rregullat e marreveshjes se ripranimit dhe te protokolleve te zbatimit me vendet anetare te BE, jane pikerisht nje pjese e ketyre te fundit te cilat vazhdojne te injorojne marreveshjen. Perjashtim ketu bejne vetem disa vende si Gjermania, Britania e Madhe apo Hungaria. Nga statistikat e 8-mujorit te pare te vitit 2008 mbi numrin e shtetasve shqiptare te riatdhesuar, rezulton se Marreveshja e Ripranimit me BE nga shtetet e saj anetare eshte zbatuar ne me pak se 1% te totalit te rasteve (per te qene i sakte, vetem ne 0.71% te rasteve). Pra pavaresisht te gjitha verejtjeve te BE per kapacitetet e dobeta te autoriteteve shqiptare, infrastruktures se varfer, mungeses se koordinimit etj, jane pikerisht nje pjese e mire e vendeve anetare te BE ato te cilat kane deshtuar ne zbatimin e kesaj marreveshje.
Vecanerisht shqetesues eshte niveli i (mos)zbatimit te kesaj marreveshje nga ana e Greqise, vend i cili kthen mesatarisht rreth 80% te totalit te shtetasve shqiptare te riatdhesuar. Akoma me shqetesues eshte fakti se Komisioni Evropian, gjate dy viteve te shkuara nuk ka ngritur asnjehere zerin per te ushtruar presion mbi keto vende anetare, qe te respektojne Marreveshjen e Ripranimit. Per me teper qe ketu behet fjale per nje akt ligjor te BE dhe jo nje synim te perbashket politik te Bllokut ne kuader te procesit te integrimit - sic eshte ratifikimi i MSA me Shqiperine, per te cilin vendet anetare vendosin ne menyre individuale (fatkeqesisht, duke e vonuar edhe me kushte banale qe ndonese tregojne respekt per historine e shkuar, nuk ndihmojne aspak ne sfidat aktuale te vendit dhe zhvillimin e tij).
Kuptohet qe evidentimi i deshtimeve te BE (qofshin keto edhe te pjesshme, si ne rastin e Ripranimit) nuk duhet te sherbeje per te justifikuar veten por, para se gjithash per te permiresuar procesin. Eshte e qarte gjithashtu se keto nuk jane te vetmet deshtime ne qasjen e deritanishme te BE ndaj procesit te Stabilizim-Asociimit te Ballkanit Perendimor. Megjithate, duhet te kuptojme se keto nuk do te jene te fundit per aq kohe sa mbetemi brenda kufijve te ndjenjes se inferioritetit karshi BE dhe nuk guxojme te korrigjojme partnerin tone te marredhenies kontraktuale per qasjen e sugjeruar apo zgjidhjet e imponuara te cilat mund te bazohen edhe mbi per keq-perceptimin e kontekstit lokal nga ana e tij.
(*) Drejtor Programi i IDN