Berisha: Deputetëte PS të mos shohinrealitetin Zi, si Rama
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje sot deputetëve të opozitës që të jenë pjesë e inaugurimeve që po kryen qeveria gjatë këtyre ditëve.
Kreu i qeverisë ishte i pranishëm sot në Laç, ku ka inauguruar ndërtimin e një shkollë.
“Ftoj deputetët e Partisë Socialiste që të jenë pjesë e inaugurimeve, pasi edhe ata janë pjesë e taksapaguesve të këtij vendi”, u shpreh Berisha, teksa kërkoi nga deputetët e opozitës që të mos shohin realitetin zi si lideri i tyre. “Z. Rama sheh zi pasi i janë errësuar syzet”, tha më tej kryeministri.
Një ditë më parë nga Fushë-Kruja, Berisha akuzoi kreun e PS, Edi Rama se qëkur mori partinë, po bën politikë blloku dhe se ka rikthyer gjithë bllokmenët në parti.
(d.b/BalkanWeb)