Pedofili perdhunon femijen, mjeku roje nuk e raporton
Elbasan- Perdhunohet nga nje homoseksual pedofil i mituri, mjeku roje fsheh krimin duke mos e raportuar ngjarjen ne polici. Vetem rreth nje muaj pasi kishte ndodhur krimi, familja e femijes 7-vjecar ka mundur te gjeje drejtesi duke vene ne levizje edhe komisariatin e Elbasanit. Rreth ores 18:30 te mbremjes se djeshme, agjentet e Zyres se Krimit Kunder Personit vune ne pranga si te dyshuar, Mandi Doda, 22-vjec, banues ne fshatin Shushice, si dhe Alban Hoxha, 32-vjec, banues ne lagjen "Kongres", me detyre mjek ne Spitalin Rajonal Elbasan. Gjykata kishte aprovuar masen e sigurise "arrest me burg" per dy te ndaluarit, nen akuzat "marredhenie homoseksuale me te mitur" dhe "moskallezim krimi".
Ngjarja ka ndodhur me 19 maj te ketij viti ne periferi te qytetit te Peqinit. I dyshuari Mandi Doda ka hasur ne rruge femijen e mitur me inicialet R. K., duke e mashtruar dhe me pas perdhunuar ne fshehtesi. Femija eshte derguar me urgjence ne gjendje traume ne spitalin e Elbasanit per mjekim dhe ne sherbimin roje ka qene pikerisht mjeku Alban Hoxha. Ky i fundit gjate ekzaminimit ka konstatuar se femija 7-vjecar ishte dhunuar seksualisht dhe kishte shenja demtimi, por nuk e ka raportuar ngjarjen me tej ne polici. Duke pritur qe te kryheshin veprimet, familjaret te shqetesuar jane interesuar ne komisariatin e Peqinit dhe me tej ne Elbasan, ku dhe nisen hetimet.
Burimet zyrtare bene te ditur mbreme se prej dy javesh kryheshin hetime per kete rast, pa u bere publike. I eshte bere nje ekzaminim i dyte femijes, eshte marre denoncimi i tij ne prani te prinderve dhe psikologut dhe eshte verifikuar kartela mjekesore ne spitalin e Elbasanit. Pas dokumentimit, dosja i kaloi prokurorise dhe kjo e fundit e ka percjelle ne gjykate per mase sigurie. Diten e djeshme eshte dhene edhe masa "arrest me burg" per Hoxhen dhe Doden, qe u prangosen brenda 30 minutash. Policia sqaroi se per cdo rast qe mberrin ne spital, mjeket roje kane per detyre te informojne policine, e cila verifikon rrethanat nese gjenden elemente te veprave penale. Por mjeku roje i urgjences ka shmangur detyrimin qe kishte duke mos e kallezuar krimin e ndodhur.
Prinderit priten qe mjeku te vinte ne dijeni policine
Prinderit e vogelushit 7-vjecar i kane thene policise gjate deshmise se tyre se faktin e perdhunimit nga 22-vjecari ia kishin bere te ditur mjekut qe gjate ekzaminimit vertetoi kete fakt. Por ndersa prisnin te njoftonte policine, kjo procedure nuk eshte zbatuar dhe ata jane larguar ne shtepi. Te interesuar rreth ketyre rasteve kane mesuar se mund te denonconin ne komisariat dhe kete veprim kane kryer disa dite me pas. Policia ka kryer hetime te pavarura, duke mbledhur te gjitha provat dhe derguar ceshtjen ne gjykate, derisa eshte aprovuar "arresti me burg" per te dyshuarin si pedofil dhe mjekun.
Te arrestuar:
Mandi Doda, 22-vjec
Alban Hoxha, 32-vjec, mjek
Akuzat:
"Marredhenie seksuale, ose homoseksuale me te mitur"
"Moskallezim i krimit"