Vocaj: Rama ja si i ke katandisur rruget
Tirane-Trafiku i krijuar ne qender te Tiranes, prej me shume se nje muaji, ka krijuar jo vetem nje kaos total ne qarkullim, por dhe nje ngarkese te paparashikuar per sherbimet e policise. Per kete arsye Drejtori i Policise se Tiranes, Tonin Vocaj, eshte detyruar t'i drejtohet perseri me nje leter zyrtare Kryebashkiakut Edi Rama, per situaten e krijuar nga bllokimi i sheshit "Skenderbej". "Policia e kryeqytetit ka bere perpjekje maksimale per zbatimin e skemes se re te trafikut rrugor ne qytetin e Tiranes, duke planifikuar sherbime shtese ne te gjitha pikat kyce te ketij plani", thuhet ne letren e kryepolicit Vocaj. Por sipas tij, megjithe masat e marra nga sherbimet e policise, konstatohet kaos i levizjes se mjeteve dhe kembesoreve, ne te gjitha segmentet rrugore qe kane lidhje me sheshin "Skenderbej". Ne menyre te detajuar, drejtori Vocaj, i ka bere prezent Rames, te gjitha akset rrugore te cilat jane paralizuar per shkak te kesaj situate. "Bllokimi i sheshit "Skenderbej" ka cenuar rende situaten e trafikut rrugor ne qytetin e Tiranes, gje e cila eshte evidentuar gjate gjithe ketyre diteve, ku si pasoje e devijimeve te trafikut, shume kryqezime dhe rruge kane marre nje ngarkese tej normave dhe te pa perballueshme nga sherbimet e policise. Vazhdimi i zbatimit te kesaj skeme do te perkeqesoje me tej situaten e trafikut rrugor ne qytet, si dhe jeten normale te qytetareve", thekson ne letren e tij, z.Vocaj. Perkundrejt kesaj gjendjeje, drejtori i policise shpreh te gjithe bashkepunimin e strukturave te policise, per t'i ardhur ne ndihme qytetareve dhe drejtuesve te mjeteve qe pershkojne rruget per ne qender te Tiranes. "Duke perseritur shqetesimin ne lidhje me situaten aktuale te trafikut ne qytetin e Tiranes, ofrojme te gjithe ekspertizen profesionale dhe bashkepunimin tone ne kerkim te nje zgjidhje te problemeve te shkaktuara nga zbatimi i skemes se trafikut te kerkuar nga autoritetet e Bashkise se Tiranes", perfundon letren e tij, drejtori i policise Vocaj.
Letra e kryepolicit re Tiranes, vjen pas paralajmerimit qe beri dy dite me pare, Ministri i Brendshem Lulzim Basha, qe ne rast se nuk i jepet zgjidhje kesaj situate, atehere pushteti qendror, Ministria e Brendshme e Policia e Shtetit, do te nderhyjne, per t'i dhene fund ketij kaosi te krijuar ne kryeqytet.
Ledi Koraqi
Letra
Drejtori i Policise se kryeqytetit, ne nje leter zyrtare, i kerkon kryetarit te Bashkise, Edi Rama, te ndryshoje skemen e trafikut qe po aplikon bashkia. Vocajt ofron te gjithe bashkepunimin e policise ne kerkim te zgjidhjes.
Akset e renduara te Tiranes
Rruga e Kavajes nga 21-Dhjetori drejt sheshit "Skenderbej",
Rruga e Durresit nga Zogu i Zi drejt sheshit "Skenderbej",
Rruga "Deshmoret e 4-Shkurtit" nga Semafori i Muzeut Historik Kombetar deri tek kryqezimi me Bulevardin "Zhane D`Ark",
Bulevardi "Zogui i I-re" ne te gjithe gjatesine e tij, drejt sheshit "Skenderbej",
Segmenti rrugor "Dede Gjon Luli" ne te gjithe gjatesine e saj,
Rruga e Dibres ne te gjithe gjatesine e saj drejt sheshit "Skenderbej",
Rruga "Hoxha Tahsim" nga Unaza ne Rrugen "Bardhyl" deri tek sheshi "Sule Pasha",
Segmenti rrugor nga kryqezimi i Rruges "5-Maji", Siri Kodra, Karl Gega, Jordan Misja deri tek Don Bosko, etj.