Kriza, Patozi-Rucireplika në Kuvenddhe për Botërorin
TIRANE-Transparenca e zgjedhjeve është kthyer në një debat mes Rucit dhe Patozit sot në seancën plenare në Parlamentin shqiptar ku nuk munguan dhe deklarata rreth Kampionatit Botëror të Futbollit në Afrëkn e Jugut.
I pari ka qënë kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruci që i ka bërë thirrje mazhorancës të angazhohet për zgjidhjen e krizës. “Transparenca e zjgedhjeve ende nuk është bërë. Kërkohet zgjidhja e krizës, ndaj ju bëj apel ta shikoni të vërtetën në sy”, u shpreh Ruci.
Menjëherë në podiumin e Parlamentit është ngjitur kreu i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi që I ka bërë thirrje Rucit të mos bëjë deklarata për kriza dhe se duhet të lerë qytetarët të shijojnë futbollin, kampinati botëror, i të cilit nis nesër. “Nesër fillon kampionati botëror. Do të ju lutesha të mos i bezdisni shqiptarët. Mos i besdisni në këto ditë të kampionatit me historitë e kutive, krizës etj. Mos u bëni qesharakë. Kampionati botëror si evenimenti më i madh sportiv ka disa elementë që mund tu vijnë në ndihmë edhe juve. Kur dikush humbet i jep dorën tjetrit që fiton dhe vazhdon përgatitjen për herën tjetër, kush eshte arbitri etj”, nënvizoi Patozi.
Në vlerësimin e tij, Patozi nguli këmbë se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë për gjitha kërkesat ligjore të opozitës.
Por, menjëherë ka reaguar sërish Ruci që i ka kujtuar Patozit të mësojë sesi dënohet trukimi i ndeshjes. “Ti bëre mirë që e kujtove topin e botërorit se ai topi i politikës është tashmë në fushën tuaj, se po mundoheni ta kaloni në rrjetën e europianëve por ose u del jashtë ose bëni shtyllë. Por pse si përmende trukimet e ndeshjeve, apo nuk e di që ato hetohen. Ju po trukoni ndeshjen dhe ne nuk po flasim për gol me dorë por për trukim. Ju në fakt po i bini shtyllës me kokë. Në vend ti bëni reklamë Botërorit, merrni masat se për 10 ditë do ndërprisni energjinë ngado në vend dhe shumë nuk do kenë mundësi ta shohin Kampionati”, tha Ruci.