Berisha: Deputeti Oketa, kurban për Bamir Topin
Deputeti Gazmend Oketa as tani, as në kohën kur ka qenë në funksione ndër më të larta nuk ka ngritur asnjë probleme të vetëm në mbledhjet e Grupit Parlamentar. Kështu u shpreh kryeministri Sali Berisha gjatë një konference të hapur për shtyp, lidhur me largimin e deklaruar pak më parë të deputetit Oketa nga grupi i PD-së.
Pra të besoj se ish ministri ishte frikacak të ngrinte çështje në mbledhjet e grupit, kjo nuk më konvenon me problematikën. Deputeti Oketa ka marrë pjesë rregullisht derisa është shprehur vetë, dhe nuk ka ngritur ndonjëherë asnjë problem- tha Berisha.
Të gjitha çështjet politike janë diskutuar, tha Berisha, dhe vazhdojnë të dikutohen,duke shtuar se Oketa, u largua si një Namik Dokle nga PD dhe se pranoi të bëhet kurban për Bamir Topin, Gazmend Oketa duke marrë vetëm votën e tij.