E Diel, 1 Nëntor 2026

Holllande: Taksim deri në 75% për më të pasurit

Francois Hollande

Kandidati favorit për tu zgjedhur president në Francë, Francois Hollande ka deklaruar se ata që do të kenë fitimet më të mëdha do të paguajnë një taksi mbi të ardhurat që shkon deri në 75%.

Për mbi 1 milion euro të ardhura, niveli i taksës do të jetë 75% pasi është e pamundur të kesh një nivel të tillë të ardhurash, është shprehur ai.

Duke folur në një intervistë televizive Hollande ka premtuar se nëse zgjidhet president do të kthejë vendimet e Nikola Sarkozisë për uljen e taksave.

Taksimi është kthyer në një çështje kryesore të fushatës, këshilluesit e taksave në Zvicrës thonë se taksimi i të pasurve në Francë mund të shkaktojë eksod. Aktualisht shumë të pasur francez jetojnë ashtë vendit. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›