Bashkëshorti i Dora Bakujanis largoi nga Greqia 1 milion euro

Dora Bakoyannis
Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë gjatë viteve 2006-09 Dora Bakojanis është politikania e cila ka larguar nga vendi i saj 1 milion euro. Në fakt veprimin e ka kryer bashkëshorti i saj, i cili në muajin maj të vitit të kaluar ka larguar nga Greqia për në bankat e huaja 1 milion euro. Emri i Isido Kuvelisit është bërë publik nga Autoriteti i Hetimit të Parave të Pista.
Bokojanis ka reaguar duke thënë se bëhet fjalë për shpifje. Sipas saj shumë është fituar nga shitblerja e aksioneve në SHBA dhe pastaj nëpërmjet Bankës së Greqisë u dërguan në Londër për të blerë një anije. Ajo ka kërkuar që të mos ngatërrohet biznesi i bashkëshortit të saj me aktivitetin e saj politik.
Autoriteti i Hetimit të Parave të Pista pritet ti dërgojë parlamentit grek një listë prej 40 deputetësh të cilët kanë transferuar nga vendi i tyre shuma që kalojnë mbi 100 mijë euro. /F.S/