E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi,bashkëshorti i Bakojanis transferoi 1 mln

ATHINE- Bashkëshorti i deputetes greke, Dora Bakojani, Isidor Kouvelos është personi i cili ka tërhequr 1 milion euro nga Greqia dhe i ka transferuar ato jashtë vendit. Në një reagim të shpejtë pas daljes së lajmit, deputetja greke i quajti shpifje deklarimet, ndërsa sqaroi se, paratë bashkëshorti i saj i kishte përfituar nga shitja e aksioneve të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe se nëpërmjet Bankës së Greqisë ai i kishte transferuar ato në Londër.

Është e pakuptueshme që biznesi i bashkëshortit tim të lidhet me aktivitetin tim politik, kjo është denigruese, tha kryetarja e partisë Aleanca Demokratike, Dora Bakojani.

Transferta mendohet se është bërë në mars të vitit 2011.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›