E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Dogjani: Të jepen shpjegime për mbylljen e tunelit

“Dua të pyes Sali Berishën, se kur do të hapet tuneli i Kalimashit? Pse nuk na thuhet një datë për hapjen e tij, si na u tha se tuneli do të hapet para zgjedhjeve të 28 Qershorit?”, tha deputeti i Qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani. Ai shtoi se mungon transparenca për këtë rrugë, e cila i inagurua pak para zgjedhjeve, që sipas deputetit opozitar, ishte një mashtrim i radhës së qeverisë.

 “A dini ju Z. Berisha se sa janë zhgënjyer studentët,emigrantët, shoferët, kuksianët, tropojanët, hasjanët, qytetarët e Kosovës pas mbylljes së rrugës dhe shembjes së tunelit të Kalimashit?  A do t’u tregoni  ju atyre se në cilën rrugë do kalojnë këtë fund viti për të festuar festat me prindërit dhe të afërmit e tyre, apo do të vazhdojnë të rrezikojnë  jetën, duke kaluar natën në  të ftohtë, duke udhëtuar në një rrugë që vetëm rrugë nuk është sipër tunelit të Kalimashit?”, vijoi më tej deputeti i PS-së.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›