E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Dibra, 5-1 për Partinë Demokratike

19-06-2013 / Gazeta 55

PD, miting përmbyllës në Bulqizë dhe Peshkopi: “Rama është i damkosur, i ka dyert e mbyllura në Bruksel”

Në mitingun e zhvilluar në Peshkopi, kryeministri Berisha ka sulmuar serish rivalin e tij politik Edi Rama duke theksuar se ai nuk e përmend asnjëherë integrimin pasi i ka dyert e mbyllura në Bruksel. “Pyeteni veten si ka mundësi qe 3 muaj ai s’ka lënë sharje pa bere, por fjalën integrim europian nuk e ka shqipëruar asnjëherë, flet edhe për këmishën time dhe jelekun tim dhe asnjëherë për integrimin tuaj. Kjo sepse e di qe ka shkelmuar këtë projekt pasi e di që në Bruksel i ka dyer te mbyllura dhe është i damkosur për bllokimin qe i ka bere vendit te tij. Ndaj dhe ju ftoj te bashkohemi se bashku, te votojmë rrugën e Arbrit”- theksoi Berisha. Edhe njëherë kryeministri Berisha ka ftuar socialistet t’i bashkohen alternatives te suksesshme te PD-se dhe ajo modelit te pasurimit te qeveritareve te Partisë Socialiste. “Ftoj çdo socialist te bashkohet me ne sepse me ne bashkohet përpjekja jonë për punësim, mirëqenie, për infrastrukture moderne për përfundimin sa me shpejt te rrugës së Arbrit. Shoku i autobusit mavi 3 vjet rresht ka votuar kundër buxhetit te rrugës se Arberit, ka bere çdo gjë për bllokimin e saj. Socialistet e Dibrës janë shumë afër me ne për të bërë reale ëndrrën tonë të integrimit në BE. Së bashku do të bëjmë gjithçka për hapjen e universitetit të Dibrës, pagesën me para në dorë të TVSH-së për makineritë. Ju premtoj mbrojtje te prodhimeve bujqësore qe shoku i autobusit zotohej te heqë TVSH te prodhimeve ushqimore ne mënyrë që miliarderët e PS-së të marrin importet e ushqimeve dhe ushqimet tuaja te kalben ne fushe. Po kjo s’do te ndodhe kurrë. Pyeteni veten si ka mundësi që kryetari i PS-së nuk flet kurrë për rritje rrogash, për rritje pensionesh, për rritje të ndihmës ekonomike, modeli i tyre është modeli i pasurive të qeveritarëve, modeli i monopolit”- theksoi Berisha.
Në Bulqizë - Berisha: Me ndërtimin e rrugës së Arbrit, Bulqiza shndërrohet në lagje të Tiranës/Partia Demokratike ka zhvilluar dje mitingun përmbyllës në Peshkopi dhe Bulqizë. Në fjalën e tij, në Bulqizë, kryeministri Sali Berisha shprehu besimin se në 23 qershor Bulqiza si bastion i së djathtës do të votojë Partinë Demokratike. Kreu i qeverisë ka përsëritur nga premtimet për rritjen e rrogave, pensioneve, ndihmës ekonomike e deri te kompletimi dhe modernizimi i infrastrukturës rrugore. “Shpreh besimin e madh se me 23 qershor Bulqiza si gjithmonë bastioni i demokracisë do të votoje 44, do të votojë fitoren. Do te votoje për përfundimin e rrugës së Arbrit, që e shndërron Bulqizën pothuaj në një lagje të Tiranës, e shndërron Bulqizën në një nga qytetet e afërta me Tiranën, e sjell atë në tregun e madh. Me 23 ju do te votoni për infrastrukture moderne ne Bulqize dhe në të gjithë fshatrat e saj. Për rindërtimin e të gjitha shkollave, hapjen e shkollës profesionale. Do të votoni për rritjen e rrogës mesatare për punonjësit e administratës ne 700 dollarë, rritjen e rrogës së arsimtarëve në 700 dollarë, rritjen e rrogës minimale ne 350 dollarë, rritjen e pensioneve në 150 dollarë, rritjen e ndihmës ekonomike në 50%, rritjen e pagesës së papunësisë me 100%. Do të votoni për krijimin e qindra mijëra vendeve të punës në Dibër dhe në mbarë Shqipërinë. Do të votoni për uljen me 50 vjeç të moshës së pensionit për minatorët e Bulqizës dhe të mbarë Shqipërisë”- tha Berisha. Gjithashtu kryeministri Berisha u shpreh i bindur ne vlerësimin e alternativës së tij, faktuar për mbajtjen e premtimeve përballë alternatives tjetër qe sipas tij është ajo e bllokimit. “Modeli ynë është modeli i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, modeli i lëvizjes së lirë pa viza. Modeli tjetër i shokut Rama është modeli qe mbajti peng statusin e vendit kandidat për një vit, vetëm e vetëm për te dëmtuar secilin prej jush, që bëri gjithçka që shqiptarët të mos merrnin viza. Modeli ynë qe bazohet ne integrim ne vlerat e familjes, modeli i shokut tjetër që bazohet ne ndarje dhe martesa e divorce, për qëllime elektorale në prag te te gjitha zgjedhjeve. Këto nuk janë vlerat familjare. Modeli ynë që bazohet në djersën e ballit, qe nuk ka frike nga ato te ardhura qe krijon, sepse i ka me nder i ka me djerse. Kam 20 vjet ne funksionet me te larta, jetoj ne një apartament 125 m2, sepse kaq mund te blija me rrogën time, po ashtu edhe ju qytetarët e tjerë blini atë që mundeni”- shtoi kryeministri. Ndërsa ka ftuar socialistet të votojnë PD-në në 23 qershor, kryeministri nuk la pa sulmuar edhe kryesocialistin Rama për mosdeklarimin e pasurisë. “Shoku i autobusit ndërton vilen 57 metra te gjate, pallatin pesëkatësh dhe nuk tregon një qindarke, me se po i ndërton. Po e them edhe njëherë, se nëse do të tregonte burimin e te ardhurave nëse do t’i kishte të pastra le të ndërtonte jo një, por tre vila, por kur fsheh paratë kur nuk tregon origjine e tyre, tregon se ka frike nga pasuria e tij, ka frike nga ligji dhe thotë pastaj se mi humbi posta. Asgjë nuk ju lidh juve socialistëve të Bulqizës, asgjë nuk lidh socialistet e Peshkopisë, socialistet shqiptare me këtë model. Ndaj dhe le te ecim te gjithë përpara te bashkuar drejt fitores. Gjithashtu ju banorët e Bulqizës me 23 qershor votoni edhe për kryetarin e ri të Bashkisë së qytetit, zotin Fehmi Tançi. Votoni për kandidatin për deputet Roland Keten, për deputetin e peste te qarkut te Dibrës. Dibra do të votojë në këto zgjedhje 5 me 1 për Partinë Demokratike. Më 23 qershor votoni 44. Votoni rrugën e Arbrit. Votoni punësimi”- përfundoi Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›